RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Vitali Klitschko vs Nicolai Valuev me 29 Maj

2 min read

Në orët e vona të mbrëmjes së 4 Shkurtit është arritur marrveshja mes “Klitschko Managment Group, Don King Production dhe Saurland Event për luftën e radhës së Vitali Klitschko dhe Nicolai Valuev. Dueli i  tyre do të zhvillohet me 29 Maj në stadiumin Gelsenkirchen të Schalkes. Ky duel pritet ti thej të gjitha rekordet e shiquesmërisë duke ditur kapacitetin e stadiumit më të bukur në Gjermani dhe pranin e tifozëve që do të jenë prezent, që do të jenë përmbi 60 000 shikues.

KosovaBoxing.org  falenderon  bashkëpuntorin e Klitschkove, Boris Dimitrov për lajmin e publikuar tek ne.  Me zr.Dimitrov  kemi bashkëpunim qe sa vite. Lajmi ende nuk është bërë zyrtar  për media por do të bëhet këto ditë, mirpo ne kishim fat ta mësojmë ndër të parët.

Vitali Klitschko mbrojti titullin e kampionit botërorë të versionit WBC me 12 Dhjetor të vitit të kaluar kundër amerikanit Kevin Johnson, por nuk tregoi  ndonjë performance të mire. Pas këtij dueli shumë media botërore e kritikuan dhe e sugjeruan të tërhiqet për shkak të moshës së tij 38-vjeçare, por ai po vendos të luftoj edhe më tej.

Ndërsa Nicolai Valuev i cili humbi titullin e kampionit botërorë të versionit WBA kundër anglezit David Haye me 7 Nëntor të vitit të kaluar, nuk don të dorëzohet . Edhe Valuev është në një moshë të palakmueshme, 36 vjeçar. Ai do të ketë edhe një rast për titull. Kampioni i dyfishtë botërorë nga Rusia, vitin e kaluar kishte deklaruar se do ti mund të dy Klitschkot. Rastin e parë e ka me 29 Maj.

Dueli Klitschko dhe Valuev do të zgjojë interesim të madh në botë. Të dytë kanë popullaritet të madh në Gjermani  e më gjërë,  dhe bota e boksit do të fokusohet e tëra në këtë date nga Gjermania. Do të jetë një luftë e paparashikuar sa i përket fituesit. Klitschko 202 cm dhe Valuev 213 cm do të jetë luftë e gjigantëve.

Artan Vërbica
5 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.