RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Vitali Klitschko shumë i fortë edhe për Briggs

1 min read

O2 World Arena, Altona, Hamburg, Gjermani, 16 Tetor 2010 – Vitali Klitschko ka vazhduar dominimin e tij ndaj Shannon Briggs. Vitali mbrëmë ishte dominant duke komanduar gjithë duelin ndaj Briggs, ku Klitschko e rrahu brutalisht amerikanin për gjatë 12-raundeve. Qysh në fillim u pa një dominim nga Klitschko ku i dha disa goditje mjaft të forta. Kjo vazhdoi deri në fund të duelit por Briggs qëndroi mjaft mirë edhe pse në raundet 11 dhe 12 ishte para plandosjes. Vitali Klitschko dhe vëllau i tij i vogël Wladimir po e vazhdojnë me suksese dominimin e tyre në kategorinë e rënd. Vitali pritet që për kundërshtar të radhës të ketë kubanezin perspektiv Odlianer Fonte Solis i cili do të luftoj për WBC eliminator me Ray Austin në muajin Dhjetor. Pas rikthimit të tij pas katër vjetësh Klitschko i madh ka mundur Samuel Peter, Juan Carlos Gomes, Chris Arreola, Albert Sosnowski dhe tani edhe Shannon Briggs. Mbrëmë tregoi se është njeriu më i fortë në kategorinë e rënd. Thuajse janë të papëlqyeshëm për expertët e boksit, mirëpo mbrëmë Klitschko mori rrespekt të lartë nga e gjithë bota.

Artan Vërbica
17 Tetor 2010

3 thoughts on “Vitali Klitschko shumë i fortë edhe për Briggs

  1. woo kom degju per kete po nuk esht boksier qe lufton per ndonje titull ky esht boksjer vetjak edhe shum sport personal e ka boksin i pa i zboluar akoma ne shqiperi kur ka qen ne pushime ekam takuar tung tungg gjithve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.