RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Vitali Klitschko në dyshim, a të vazhdon me boks apo të penzionohet?

1 min read

Kampioni aktual botëror në kategorinë e rënd në versionin WBC, Vitali Klitschko ende nuk ka vendosur a do të penzionohet apo do të vazhdoj të boksoj. Ai luftën e fundit e realizoi me 8 Shtator kur mposhti Manuel Charr me ndërprerje në raund të 4-të. Ai para këtij dueli kishte paralajmëruar penzionimin për shkak se dëshiron të vazhdoj karrierën e tij në politikë, dhe në zgjedhjet e reja të Ukrainës arriti të fitoj statusin e tij të deputetit në parlament. Por tani janë shtuar zërat se çke në të vërtet do të ndodh, do të vazhdoj me boks apo do të penzionohet përgjithmonë.

Në ranglistën e re të publikuar nga WBC të këtij muaji janë disa boksier që mund të nominohen për sfiduesin zyrtar të këtij brezi. Në ranglistë gjenden këta boksier: 1. Chriss Areola, 2. Bermane Stiverne, 3. Tyson Fury, 4. Denis Boytsov, 5. Tony Grano etj.

Kundërshtar tjetër që mundet të jetë spekulohet Denis Boytsov por rusi Boytsov dhe Klitschko kanë të njëjtin trajner atë Fritz Sduenk dhe nuk besojmë që mund të ndodh kjo përballje. Arreola i cili humbi në vitin 2009 nga Klitschko mund të jetë prapë sfidues i radhës.

Nga lajmet e fundit dhe zhvillimet spekulohet se Klitschko do t`i jap fund karrierës së tij, dhe për titullin vakant do të boksojnë Tyson Fury dhe Denis Boytsov.

Artan Vërbica
19 Dhjetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.