RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Vitali Klitschko do të vazhdoj të boksoj?

2 min read

EL BOXEADOR VITALI KLITSCHKO DEFIENDE SU TÍTULO MUNDIAL ANTE CRISTOBAL ARREOLA, EN LOS ÁNGELESKampioni aktual botëror në kategorinë e rënd në versionin WBC, Vitali Klitschko,  sipas të gjitha gjasave do të vazhdoj të boksoj edhe më tutje. Ai kishte paralajmëruar se do të penzionohet për tu përkushtuar jetës private dhe inkuadrimit të tij në politikë pasi ka fituar mandatin e deputetit në parlamentin e Ukrainës, por si duket ende nuk e ka ndërmend ti thotë boksit lamtumirë.

Klitschko i cili në muajin shtator të vitit të kaluar mundi sirianin Manuel Charr me ndërprerje në raundin e katërt, pritet që gjatë fillimit të verës të zhvilloj një tjetër duel për të mbrojtur titullin e kampionit botëror. Përshpërimat e adhuruesve të boksit akoma vazhdojnë dhe tani vetë pyetën se cili do të jetë “Bumi i Radhës”, pasi tashmë vëllezërit Klitschko janë bërë të njohur me mbrojtje të zakonshme ku zgjedhin kundërshtar të lehtë për ti mposhtur.

Shumë besonin se Vitali Klitschko do të bëjë një ndeshje të madhe para se të penzionohej, dhe këtë do të bënte kundër britanikut David Haye, ku me siguri do të ishte shumë domethënëse nëse do të triumfonte ndaj tij dhe të penzionohej si kampion i vërtetë, por kjo duket pak e mundur.

Ekspertët dhe analistët botëror parashikojnë, dhe ndër ta jemi edhe ne të atij mendimi se Klitschko sërish do të gjejë një kundërshtar të lehtë sikurse Manuel Charr, Shannon Briggs sa për të mbajtur edhe për një kohë titullin, deri sa edhe David Haye do të vazhdoj të boksoj dhe do të zhvillon ndonjë duel tjetër.

Kongresi i versionit WBC-se do të mbahet me 16 Mars në Moskë ku Klitschkot janë ata të cilët kanë përzgjedhur këtë qytetet, e vlerësojnë ekspertët. Aty do të mësohet se Klitschko do të vazhdoj të boksoj dhe sigurisht mbrojtjen e radhës do t`a bëjë në Moskë.

Artan Vërbica
1 Mars 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.