RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

VIDEO: Spence Jr vazhdon të shkëlqej, nakauton edhe italianin Bundu

1 min read

Errol Spence JrConey Island, New York, SHBA, 21 gusht 2016 – Boksieri i së ardhmës në kategorinë velter, Errol Spence Junior (21-0, 18 KO) po shënon fitoret një pas një, ndërsa që kësaj radhe arriti ta nakautoj italianin Leonard Bundu (33-2-2, 12 KO)  me nakaut në raund të gjashtë. Spence ishte dëshmuar edhe kundër ish-kampionit të botës Chris Algeri kur në prill të këtij viti arriti ta mposht me nakaut teknik në raund të pestë. Ndërsa tani vjen kjo fitore domethënëse kundër kampionit evropian Bundu dhe në mënyrë madhështore me nakaut brutal.

Spence Jr, akoma nuk ka fituar ndonjë titull të çmuar në botën e boksit, por ai është duke u dëshmuar me fitore të mëdha ndaj kundërshtarëve të denjë. Ai tani renditet në TOP-10 e boksierëve më të mirë në botë në kategorinë velter.

 

26-vjeçari pritet ti dal në ballë shumë shpejt të gjithë kampionëvë botëror në kategorinë velter, si Kell Brook, Keith Thurman, Danny Garcia, Shawn Porter, etj. Koha do të na dëshmojë se sa i mirë është Spence Jr.

Kosovaboxing.org
21 gusht 2016  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.