RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Video: Ortiz mbron titullin WBA Interim, ndërsa Helenius është kampion i ri në EBU

1 min read

Ortiz vs. JenningsNë fundjavë u zhvilluan dy meçe interesante në kategorinë e rëndë, njëra në SHBA dhe tjetra në Finlandë. Në New York boksuan WBA Interim kampioni i botës, kubanezi Luis Ortiz dhe sfiduesi amerikani Bryant Jennings. Ndërsa në Helsinki të Finlandës, Robert Helenius dhe gjermani Franz Rill dyluftuan për titullin vakant të kampionit të Evropës në versionin EBU.

WBA Interim kampioni i botës, Luis Ortiz (24-0, 21 KO) ka shënuar fitore impresive ndaj Bryant Jennings (19-2,10 KO) me nakaut teknik në raund të shtatë. Ortiz tregoi kualitetin dhe jo rastësisht konsiderohet njëri ndër boksierët më të mirë të kategorisë së rënd.

Titullin e lënë vakant të EBU-së nga turku me nënshtetësi gjermane, Erkan Teper e fitoi finlandezi Robert Helenuis. Helenius (22-0, 13 KO) mposhti gjermanin Franz Rill (11-1, 7 KO) me vendim unanim pas 12-raundeve.

Kategoria e rëndë ka vite që nuk ka qenë aq interesante. Tyson Fury, Wladimir Klitschko, Alexander Povetkin, Doentay Wilder, Luis Ortiz, David Haye, Charles Martin, Joseph Dennis Parker dhe Anthony Joshua janë emrat që do të sjellin duele të forta në 2016.

Kampionët aktual botëror në kategorinë e rënd janë:
Tyson Fury – WBA (super), WBO
Deontay Wilder – WBC
Ruslan Chagaev – WBA (regular)
Luis Ortiz – WBA (interim)
Glazkov-Martin do të dyluftojnë për titullin vakant IBF.

Kosovaboxing.org
21 shtator 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.