RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Video: Haye dhe Bellew kacafyten në konferencë për media

2 min read

david-haye-vs-toni-bellewLondër, 30 nëntor 2016 – Tensioni ishte e lartë sot në konferencën e zhvilluar për gazetar për meçin që do të zhvillohet me 4 mars në O2 Arena në Londër, ndërmjet WBC kampionit aktual botëror në kategorinë kruzer Toni Bellew dhe ish-kampionit të botës në dy kategori të ndryshme në kruzer dhe të rënd, David Haye.

Pasi që të dy boksierët deklaruan mendimet e tyre për këtë super meç, më pastaj erdhi radha për tu matur sy me sy, ku Bellew filloi konfrontimin duke e shtyrë David Hayen, ndërsa ky i fundit gjuajti disa goditje por që i shpëtoi Bellew. Bellew ishte me fat se për pak të pësoj si Dereck Chisora në vitin 2012 kur mori nokdovn pas meçit që pati me Vitali Klitschkon, poashtu në konferencë për gazetar. 

Ofendimet filluan së pari nga Bellew i cili e quajti David Hayen, pijanec dhe që rrinë gjithë kohën në klub të natës. Ndërsa që Haye ia ktheu duke i thënë që unë mund të rrijë çdo natë deri te lufta me ty dhe mund të pijë sa të dua, por ty do të nakautoj. “Do të pijë kokën time çdo natë, vetëm e vetëm për të nakautuar” theksoi Haye.

“Unë nuk kam frikë nga ai” tha Bellew. Ai gjatë gjithë këtyre muajve më ngacmoi mua duke më quajtur frikacak. Pati shumë kërkesa dhe përcaktime dhe tani do të kemi meçin me 4 mars e do të shohim kush do të fitoj. Ju jeni njeriu më i madh në botë në boks dhe këtë do t`ia tregoj në natën kur do të konfrontohemi” e mbylli Bellew.

www.kosovaboxing.org
30 nëntor 2016

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.