RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Video: Florian Marku debuton me KO në MMA

1 min read

florian-markuAthinë, Greqi, 9 tetor 2016 – Njëri ndër kikboksierët më të mirë shqiptarë, Florian Marku (1-0, 1 KO) ka debutuar me suksesë në MMA këtë fundjavë në Athinë të Greqisë. Ai përball pati kroatin nga Bosnje e Hercegovina, Davor Matic (2-2-0) të cilin arriti ta mposht me nakaut në raund të parë.

Marku e filloi mirë meçin dhe që nga fillimi bëri presion. Atij nuk iu deshën shumë duke e kapur me një “high-kick” kundërshtarin Matiç duke e rëzuar në dysheme, ku më pastaj vazhduan goditjet me grushta të forta më sipër disa herë deri sa gjyqëtari ndërpreu luftën e pabarabartë. 

Nuk ka më mirë se një debutim i tillë për një kikboksier të sukseshëm siç është Marku i cili besojmë do të jetë i sukseshëm edhe në sportin e MMA ku në vitet e fundit ka ekspancion të madh të shikueshmërisë.

Florian Marku ka gjithsejt 78 meçe në kikboks me bilanc prej 75 fitoresh (33 KO) dhe vetëm tre humbje.

Artan Vërbica
10 tetor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.