RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Veseli mposhtet nga Zoraj me pikë

2 min read

Shkodran Veseli 123Vienë, Austri, 21 shtator 2013 – Shkodran Veseli ka humbur përballjen ndaj kroatit Emil Zoraj me vendim të gjyqëtarëve. Dueli ishte eksploziv në të gjitha raundet ku i gjithë dueli ishte i paparashikueshëm sa i përket fituesit, dhe cili do të ishte fitues sdo të ishte gabim, por ja që gjyqëtarët i dhanë një raund më shumë kikboksierit kroat i cili u shpall fitues. Meçi u zhvillua nga afër ku më shumë i përngjante një meçi boksi, pasi më shumë pati goditje me boks, se sa me këmbë. Veseli ishte shumë afër në raundin e dytë të përmbyllë duelin në favor të tij me nakaut, por për pak nuk ia arriti. Por, përcaktuese ishin goditjet e sakta nga Zoraj i cili triumfoj në fund. 

Në pamundësi të kontaktojmë Shkodranin, arritëm të kontakotjmë vëllain e tij Mërgimin i cili theksoi për Kosova Boxing: “Ka qenë një luftë e pakomprimisë dhe nuk jemi të zhgënjyer nga humbje, sepse Shkodrani u mundua deri në fund deri sa fituesi nuk dihej. Jam krenar me atë që ka demonstruar Shkodrani sonte, edhe pse rezultati është për të ardhur keq. Mendoj se faktori i humbjes së sontëm ka qenë dyshemeja e cila ka qenë e plastikës dhe gjatë gjithë kohës ishte e lagur për gjatë 14 meçeve që ishin zhvilluar më parë, dhe kjo i humbi konceptin e koncetrimit Shkodranit”.

Dueli i radhës për Veselin do të jetë me 12 tetor në Zvicër.

Artan Vërbica
22 shtator 2013

1 thought on “Veseli mposhtet nga Zoraj me pikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.