RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Veseli mposht Sichtmanin, Selmani humb padrejtësisht

2 min read

Kikboksieri ynë fiton titullin WKU-Europe

Shkodran Veseli 1Baden, Zvicër, 20 shkurt 2015 – Shkodran Veseli ka arritur fitoren më të madhe në karrierë. Ai me këtë fitore u kurorëzua me titullin WKU-Europe në kategorinë deri 76 kg. Por, vlera e kësaj beteje nuk ishte titulli duke mos e anashkaluar, por vlera e kundërshtarit që e mposhti Veseli. Sichtman vinte me një bagazh të madh, si kampion në World Champion “W5″ dhe World Tournament Chapion “TATNEFT CUP”.

Shkodran Veseli 2Dueli filloi me një luftë taktike nga dy kundërshtarët. Veseli ishte i kujdesshëm duke ditur potencialin e Sichtman ku shumicën e fitoreve i kishte fituar me KO me stilin e tij special “flying knee”. Ai këtë e kërkoi disa herë, por Veseli bëri me shumë suksesë taktikën e tij mbrojtësi me “Low-Kicks” dhe boks-kombinime. Mbrojtja ishte suksesi i Veselit, ndërsa që më pastaj në sulme godiste duke fituar çdo raund. Në fund Veseli u shpall fitues me vendim unanim duke iu gëzuar shumë një fitore të madhe.

Veseli pas këtij triumfi falenderoi organizatorët Ivica Stfanovski cili e beri të mundshme të dyluftoj me Darryl Sichtman. Poashtu Veseli falenderon Skender Shahinajn për mundesinë e sfidës së titullit WKU-Europe.

Selamani vs. SipahiStuttgart, Gjermani – Paralajmërimin që e kishim bërë edhe për Gëzim Selmanin që do të dyluftoj me turkun Efe Sipahi doli të jetë rezultati kundër kikboksierit tonë. Selmani i cili dominoi luftën që nga fillimi deri në fund për tre raunde, në fund iu mohua fitorja. Ishte gjyqëtari serb Goran Filipoviq i cili ishte i vetëm që ndajti drejtësinë por edhe që e gjykoi kundër Selamanit. “Nuk e kuptoj vendimin e tij. Unë isha më i mirë. Nuk është hera e parë që ky gjyqëtar ma vodhi fitoren. Pas meçit i kërkova konsulltim, por që edhe një bashkbisedim u tregua i padrejtë duke mos ditur si të më përgjigjet. Më pastaj e kuptova pse humba, sepse hyra në ring me këngën e Adem Jasharit, kjo i paska penguar Filopviqit, por do ti revanshohem sepse në maj do ta mposht Sipahin dhe do të kërkoj nga federata që Filipoviq përseri të ndajë drejtësinë” theksoi Selamani për Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.