RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Vëllezërit Kraft – Jamesi fiton – Toni Barazon

1 min read

Dy vëllezërit shqiptar Musa dhe Safet Avdimetaj, që njihen me me emra artistik në Gjermani, James dhe Toni Kraft janë paraqitur sonte në Hamburg, ku James ka fituar bindshëm me RTD 3,  ndërsa Toni ka barazuar. Boksierët tanë janë nga Strellci i Deçanit por që janë rritur në Gjermani.

James Kraft (19-1-0, 9 KO) mposhti gjeorgjianin Malkhaz Sujashvili (12-14-0, 10 KO) me dorëzim. James pati performacë të mirë i cili që nga gongu i parë ishte në ofanzivë të tërë. Ai në raundin e dytë pati shumë goditje të pastërta duke ia thyer hundën kundërshtarit, ku në pushimin e raundit të tretë nuk mundi më duke e dorëzuar meçin.

Toni Kraft (16-1-2, 4 KO) barazoi me sirianin e natyralizuar Rostam Ibrahim (6-0-1, 3 KO). Toni ishte jasht konceptit të tij duke pasur një performancë të dobët. Sigurisht që humbja e vitit 2019 dhe në vitin 2020 nuk kishte zhvilluar asnjë meç, bëri që ai të mos e ketë atë vetbesimin e fituesit. Të jemi të sinqert Toni ishte dashur të humbiste këtë përballje sepse Ibrahim ishte për dy apo tre raunde më i mirë.

www.kosovaboxing.org
20 janar 2021 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.