RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Vëllezërit Halili triumfojnë në New Jersey

1 min read

Enver dhe Skender Halili 2The Skylands, Randolph, New Jersey, SHBA, 23 mars 2017 – Dy boksierët perspektivë, dy vëllezërit Enver dhe Skender Halili kanë triumfuar mbrëmë në New Jersey të SHBA-ve në përballjet e tyre të drejtpërdrejta duke bërë edhe një hap drejt ngritjes se tyre në renditje botërore. 

Enveri (9-0, 3 KO) përballë pati boksierin nga Nikaragua, Ariel Vasquez (13-17-2, 9 KO) të cilin e mposhti me nakaut teknik në raund të katërt. Kjo fitore ishte e mirë se ardhur për te pasi kishte 13 muaj që nuk kishte pasur meç zyrtar, prandaj fitorja e sjellë në pozitën e 292-të në boxrec.com.

Ndërsa, Skenderi (14-1, 13 KO) mposhti boksierin nga Ekuadori, Eduardo Flores (25-26-3, 15 KO) me vendim unanim pas 6 raundeve. Të gjashtë raundet i fitoi Skenderi, ku edhe tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e thellë të boksierit tonë me rezultatë 60-54. Kjo është fitorja e parë e Skenderit me pikë, ai 13 fitoret e tjera i ka fituar me ndërprerje. Me këtë fitore Skenderi renditet i 147-ti në botë në boxrec.com. 

www.kosovaboxing.org 
24 mars 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.