RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Vëllezërit Halili boksojnë me 11 Maj

2 min read

skender halili dhe enver haliliDy boksierët tanë perspektiv Skender dhe Enver Halili do të zhvillojnë meçet e tyre të radhës me 11 Maj në New York. Lajmin ekskluziv për Kosova Boxing e bëri Enveri i cili tregoi se të dytë vëllezërit do të boksojnë në një mbrëmje të përbashkët në New York.

“Do të paraqitemi unë dhe Skenderi me 11 Maj në New York. Kundërshtarët tanë ende nuk janë përcaktuar por shumë shpejt do t`i mësojmë kundërshtarët” theksoi Enver Halili.

Enveri e kujton me nostalgji pjesëmarrjen e tij në turneun “NATO Thank You” me 2010, të organizuar nga legjenda e boksit Aziz Salihu, ku Enveri u shpall boksieri më i mirë duke triumfuar ndaj bullgarit Naiden Stojanov me nakaut teknik në raund të dytë. “Ishte një kënaqësi e madhe që mora pjesë para qytetarëve të mi, dhe familjarëve” thekson Enveri për Kosova Boxing.

Ai deri më tani ka zhvilluar tre meçe profesioniste duke fituar të tre, një me ndërprerje. Ndërsa vëllai i tij më i madh Skenderi deri tani ka zhvilluar tetë meçe, ku të gjitha i ka fituar me ndërprerje.

Për karrierën e tyre është duke u përkujdesur menaxheri dhe trajneri Jason Strout i cili shpreson shumë në dy boksierët tanë.

Kosova Boxing është agjensioni i parë shqiptar që ka zbuluar dhe mbështetur vëllezërit Halili, dhe do të vazhdojë të japë përkrahje talentit të tyre.

Artan Vërbica
8 Prill 2013

1 thought on “Vëllezërit Halili boksojnë me 11 Maj

  1. hallall juve artan qe na njoftoni me keta boksier e qe dim per ta, jemi shume mirnjohes nga kosovaboxing qe gjithnji na njofon me boksier te ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.