Mër. Pri 1st, 2020

Vëllezërit Balla sërish shkëlqejnë në përballjet e tyre

1 min read

Ibrahim BallaFlemington, Victoria, Australi, 25 qershor 2014 – Dy boksierët tanë që veprojnë në Australi, vëllezërit Qamil dhe Ibrahim Balla kanë vazhduar me fitore në kontinentin e largët. Qamili arriti të mbroj titullin e Australisë në kategorinë gjysëm velter, ndërsa Ibrahimi fitoi titullin e shtetit Victoria në kategorinë bantam.

Qamil Balla  7-0-1 (3 KO) para vetës pati kundërshtarin Terry Tzouramanis 12-2-3 (3 KO) të cilin e mposhti me vendim unanim pas 10 raundeve. Kjo ishte mbrojtja e parë e titullit të Australisë nga Balla, i cili titullin vakant e fitoi me 12 shtator të vitit të kaluar kur mposhti Jack Braubecker me vendim unanim. 

Paraqitje të mirë dhe te titulli i parë në karrierën e profesionistit erdhi edhe për Ibrahim Ballën. Balla 5-0 (4 KO) mposhti tajlandezin Thonthai Rajonondh 16-19-0 (4 KO) me nakaut teknik në raund të dytë. Balla me pak duele fitoi titullin e Victoria state në kategorinë bantam.

Suksesi i vëllezërve Balla na gëzon pa masë, pasi suksesi i boksierëve shqiptar po arrinë në çdo kontinent.

Artan Vërbica
26 qershor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.