RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Vëllezërit Avdylaj po shkëlqejnë në kikboksin e Austrisë

2 min read

Hekurani dhe Dardani sfidojnë kundërshtarët e radhës këtë shtunë

Hekuran dhe Dardan AvdylajDy vëllezërit Hekuran dhe Dardan Avdylaj janë duke e shkëlqyer në kikboksin e Austrisë, ndërsa që gjurmët e tyre po ndëgjohen edhe në Kosovë. Të dytë janë të lindur në kryeqytetin e Austrisë në Vienë, por që janë me origjinë nga fshati Sushicë të Istogut. Të dy ndjehën shqiptarë dhe suksesi i tyre na gëzon të gjithëve.

Këtë shtunë Hekurani dhe Dardani do të kanë paraqitjet e tyre në Vienë, ku Hekurani për kundërshtar do ta ketë sllovakun Richard Genda. Ndërsa Dardani do të sfidon titullin Internacional të Austrisë në versionin ISKA në kategorinë deri -85 kg. Kundërshtari i tij do të jetë Daniel Vidovec nga Çekia.

Hekurani është 23-vjeçar dhe deri më tani ka realizuar fitore të mëdha. Ai së fundi me 26 korrik u paraqitë në Pejë në parameçin ndërmjet Shpetim Shalës dhe Enes Zeqiroviq, duke triumfuar me nakaut ndaj kikboksierit nga Mali i Zi, Dejvid Kajevic.
Hekurani deri më tani ka zhvilluar 26 meçe dhe ka bilanc prej 23 fitoresh (10 KO)  dhe tre humbje.

Dardani është vetëm 20-vjeçar dhe deri më tani ka shënuar rezultate kulmore dhe tituj të respektuar. Me vetëm 18-vjet në vitin 2013 arriti të fitoj titullin e Gjermanisë në peshën gjysëm të rënd, apo deri -81 kg në versionin WAKO. Po atë vit triumfoj duke fituar edhe në kampionatin e Austrisë ku fitoi titullin e kampionit po në të njejtën kategori, atë -81 kg. Deri më tani Dardani ka zhvilluar 25 meçe duke shënuar 21 fitore (6 KO)  dhe katër humbje.

Artan Vërbica
9 tetor 2015

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.