RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Vazhdojnë të shkëlqejnë Toni dhe James Kraft

1 min read

Toni Kraft fiton titullin e kampionit të Gjermanisë

Foto: Alexandre Gorodny

Toni Kraft 1Dy vëllezërit shqiptarë Safet dhe Musë Avdimetaj, të njohur në Gjermani si Toni dhe James Kraft po vazhdojnë duke shkëlqyer në ringjet e Gjermanisë.

Toni Kraft në meçin e tij të gjashtë profesionist sfidoi titullin e Gjermanisë në versionin BDB, duke mposhtur gjermanin Frank Bluemle me nakaut në raund pestë. Toni dominoi meçin deri në raundin e përfundimit, por edhe më bukur e përfundoi meçin duke goditur me disa goditje të sakta. Ishte krosheja e majtë dhe aperkati i djathtë duke e hedhur në dysheme Bluemle.

James KraftMe këtë fitore tani Toni Kraft ka bilanc prej 6-0 (2 KO) ndërsa për Frank Bluemle ishte humbja e dytë në karrierë karshi 12 fitoresh (8 KO) dhe dy barazimeve në gjithsejt 16 meçe.

Ndërsa James Kraft përball pati gjermanin Pietro D`Alession të cilin e mposhti pas gjashtë raundeve. Ishte një performancë e denjë edhe nga James Kraft i cili dominoi meçin duke gëzuar të gjithë të pranishmit. Me këtë fitore James ka rritur rekodrin e tij, 7-0 (4 KO). Ndërsa për Pietro D`Alession kjo ishte humbja 21-të karshi 11 fitoreve dhe një barazimi në gjithsejt 33 meçe.

Kosovaboxing.org
12 tetor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.