RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Vasyl Lomachenko debuton në dhjetë raunde, në meç për titull WBO Internacional sonte mbrëma

2 min read

Vasyl LomachenkoSonte në Las Vegas në parameç të Timothy Bradley dhe Juan Manuel Marquez do të debuton dy herë kampioni olimpik, ukrainasi Vasyl Lomachenko kundër boksierit me shumë përvojë, meksikanit Jose Ramirez i cili ka bilanc prej 25 fitore (15 KO) dhe tre humbje. Por, ajo që nuk ka ndodh asnjëherë më parë është se Lomachenko do të ketë meç në dhjetë raunde dhe për titull internacional, kundër një boksieri të rrëzikshëm dhe pretendues. Ekipi i tij që ka nënshkruar TOP RANK dëshiron që ndoshta në meçin e tij të dytë profesionist të sfidon titullin e kampionit botëror. Nëse arrinë këtë objektiv atëherë boksieri ukrainas do të shkruhet në histori i cili që në meçin e dytë të shpallet kampion i botës. Nëse shikohet në anën tjetër kjo do të jetë dhe një rrezik i madh i tij, për arsye se Vasyl Lomachenko nuk ka boksuar asnjëherë në dhjetë raunde, por sigurisht se TOP RANK si njëra ndër kompanitë më të mëdha promovuese në Botë ka testuar në sparring duke e analizuar, por të gjitha do ti shohim sonte mbrëma. Ndërkohë TOP RANK mendon se Lomachenko do të jetë boksieri më i madh që është parë ndonjëherë në boksin profesionist. Të gjithë që kanë pasur mundësinë ta shohin atë në boksin amator, kanë mundur të shohin talentin e tij e profesionistit të talentit të rrallë. Mbrëmja e sonte do të na dëshmon investimin e TOP RANK se a kanë pasur të drejtë.

Arritjet e Lomanchekos në boksin amator:

Lojrat Olimpike
Artë 2008 – Pekin
Kategoria Pendë
Artë 2012 – Londër
Kategoria e Lehtë
Kampionatet Botërore
Silver 2007 Chicago Kategoria Pendë
Artë 2009 Milano Kategoria Pendë
Artë 2011 Baku Kategoria e Lehtë
Kampionatet Evropiane
Artë 2008 Liverpool Kategoria Pendë

Përgatiti:
Artan Vërbica

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.