RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Valdrin Muriqi zhvillon luftën e dytë profesionale me 27 Mars

2 min read


Valdrin Muriqi do të zhvilloj duelin  e tij të dytë profesional në karrier. Kusheriri (djali i axhës) i Elvir Muriqit do të ngjitet në ring me 27 Mars në palestrën,  Mid-Hudson Civic Centre,  në New York. Kundërshtar i Muriqit të ri do të jetë Felix Rangel, 0-3.

Valdrin Muriqi u lind me 1 Shkurt 1990 në New York. Edhe pse i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai mburret me preardhjen e tij. Ai dy vite më parë udhëtoi nga New York-u për ta përfaqësuar Shqipërinë. Ai tashmë ka marr nofkën nga preardhja e tij familjare nga Rugova sa herë që do të paraqitet ne ring, Valdrin “The Rugova” Muriqi.  Boksieri perspektiv shqiptar, debutoi vitin a kaluar duke humbur luftën e parë në boksin prefesionist. Kjo do të jetë lufta e dytë e tij profesionale. Valdrin Murqi ka zhvilluar 37 meçe në boksin amator, ku 30 i ka shënuar fitore dhe  7 humbje.  Ai është një boksier i talentuar dhe premtues. Ai ka qenë pjesëmarës dy herë në dorëzën artë “Golden Gloves” në New York ku ka kaluar dy here deri në çerekfinale por është mposhtur.

Valdrin Muriqi ka qenë pjesëmarrës  edhe në turneun kualifikues për kombëtaren e Shqipërisë në Shkodër me 2008. Ai mbrojti ngjyrat e kombëtarës Shqiptare në këtë turne, por nuk u thirrë për në Athinë ku duheshin të zhvilloheshin ndeshjet kualifikuese  për Lojrat Olimpike në Pekin 2008. Ai nuk gjeti  ndonjë interesim më të madh tek kreu i Federatës së boksit të Shqipërisë edhe pse ishte mjaft premtues.

Paraqesim rezultatet e Valdrin Muriqit në vite gjatë karrierës së tij amatore :

2002 – Police Athletic League Nationals Tournament – Fitues
2002 – Junior Olimpics Tournament – Fitues
2003 – Silver Gloves – Gjysmëfinalist
2004 – Police Athletic League Nationals Tournament – Fitues për here të dytë
2004 – “Metro” Tournament – Fiton medaljen e bronzt. Ai luftoi në finale por u diskualifikua.
2006 – New York “Golden Gloves” – çerekfinalist
2007 – New York “Golden Gloves” – çerekfinalist
2008 – Shkodër “Dëshmorët e Lirisë” Shqipëri – Finalist

Artan Vërbica
9 Shkurt 2010
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.