RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Valdrin Muriqi shënon fitoren e parë në boksin profesionist

2 min read

Mid-Hudson Civic Center, New York, SHBA – Valdrin Muriqi 1-1-0 (0 KO) ka shënuar fitoren e parë në boksin profesionist. Ai mposhti kundërshtarin Felix Rangel 0-4. Dueli u zhvillua në katër raunde ku Muriqi e kontrolloi shumë mirë duelin deri në fund. Kjo fitore i hap më shumë rrugë dhe i jep vetëbesim për të ardhmen. Ai vitin kaluar në luftën e parë debutuese humbi kundër një boksieri i cili kishte mjaft shumë përvoj në boksin amator. Me Muriqin e ri, punon traineri i mirënjohur që dikur e kishte ushtruar edhe kusheririn e Valdrinit, të mirënjohurin Elvir Muriqi. ” E kam lënduar vazhdimisht në të gjitha raundet, por ai kishte mjekër të fortë. Jam i gëzuar për fitoren dhe shpresoj të vazhdoj me këtë rritëm” deklaroi Muriqi për Kosovaboxing.org.

Thuajse e gjithë familja e kan marr inspirimin nga Elviri dhe të gjithë merren me boks. Krahas Elvirit, rrugës së tij po shkojnë Valdrini, Shqiprimi dhe Arlindi. Familja Muriqi tani është bërë simbol i boksit.

Shqiprim Muriqi do të ndeshet javën tjetër me 3 Prill, me Fasika Bezabah në Connecticut. Dueli do të jetë në program të ekipit promovues “Star Boxing”.

Muriqi më i vogël në familje që merret me boks është Arlindi. Ai është fitues i trefishtë me radhë “Metro” në New York. Ky turne është tradicional dhe mjaft i rrespektuar. Arlindi është talenti më i madh që ka Amerika sot. Expertët po e vlerësojnë me Roy Jones Junior-in e ri. Kosovaboxing.org në ditët në vijim do t`ju sjell më shumë për Arlind Muriqin.

Artan Vërbica
29 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.