RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Valdrin Muriqi bokson këtë fundjavë me 10 Korrik

1 min read

Valdrin Muriqi do të paraqitet këtë fundjavë kundër amerikanit Emanuel Brujan në Mid-Hudson Civic Centre në New York. Ky do të jetë dueli i tretë në boksin profesionit për Muriqin e ri. Ai deri më tani ka zhvilluar dy duele ku ka shënuar një fitore dhe një humbje. Muriqi konsiderohet si një ardhme e boksit tonë. Ai vitin e kaluar humbi në saje të papërvojës, mirëpo këtë vit po ka mbështetje të mirë nga disa individë që po dojnë t`a ngrisin atë si boksier. Valdrini ende nuk ka nënshkrruar me ndonjë menagjer të madh mirëpo pritet t`a bëjë këtë shumë shpejt. Ai vazhdimisht është në vështrim nga promoterët Joe De Guardia dhe Lou Di Bella. Sikurse Valdrini edhe Shqiprimi është duke shkëlqyer me paraqitjen e tij në boksin profesionist, i cili ka shënuar katër fitore në poaq duele. Të dy mbështetën shumë nga kusheriri i tyre, boksieri ynë i mirënjohur Elvir Muriqi, i cili krahas që i mëson si të boksojnë edhe i këshillon që të mos gabojnë.

Kosova Boxing do t`ju informojë për rezultatin e arritur të Valdrin Muriqit.

Kosovaboxing.org
9 Korrik 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.