RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Uwe Huck tregon respekt për Luan Krasniqin dhe klubin e boksit Rottweil

2 min read

luan krasniqi 2Rottweill, Gjermani, 28 Mars 2013 – Ish-kampioni i dyfishtë evropian i Tajboksit Uwe Huck ka respektuar Ikonën e boksit tonë Luan Krasniqi duke e vizituar atë në Rottweill. Ndër të tjera Huck ka ndihmuar klubin e boksit të Rottweill me një çek në vlerë prej 5000 euro. Dy legjendat më pastaj kanë shtrënguar duart fortë duke u përshëndetur, ndërsa kanë biseduar për duelin e tyre humnitar që do ta zhvillojnë në fund të këtij viti, besohet në muajin nëntor.

luan krasniqi 3luan krasniqi 1Ardian Krasniqi 1ardian krasniqi 2Agim KrasniqiI nderuar nga kjo vizitë ishte Luan Krasniqi i cili theksoi: “Unë kam respekt për ju, Uwe” theksoi Krasniqi.

Uwe Huck njëherit tregoi se është duke u përgatitur si kurr më parë, nga pesë ditë në javë. “Pres një luftë të fortë si ferr” theksoi Huck duke qeshur.

Të ardhurat e këtij meçi do të dhurohen për bamirësi. Të dytë e pagëzuan këtë incijativë. Pjesën e tij Luan Krasniqi do të dhuroj për fëmijët e SOS Kinderdorfit në Prishtinë. Nuk ka vend për racizëm, dy tani ndajnë së bashku kundër racizmit, intolerancës dhe përjashtimit të çdo lloji.

Të pranishëm në pritje ishte edhe vëllai i Luanit, Agim Krasniqi i cili udhëheq shkollën e boksit të Rottweil, boksieri Butrint Rama dhe nipi Ardian Krasniqi i cili po ecë gjurmëve të Luan Krasniqit.

Këtë material ekskluziv për Kosova Boxing na sjell kampi i Krasniqit. E falenderojmë për respekt.

Kosovaboxing.org
29 Mars 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.