RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Usyk befason Glowackyn e mposht në Poloni

1 min read

glowacki_usykErgo Arena, Gdansk, Poloni, 17 shtator 2016 – Ish-kampioni olimpik nga “Londra 2012”, Oleksander Usyk ka mposhtur polakun Krzysztof Glowacky me vendim unanim pas 12 raundeve, duke ia rrëmbyer titullin e kampionit të botës në versionin WBO.

Edhe pse shumë e konsideruan këtë meç të guximshëm për ukrainasin, ai nuk u frikësua duke pranuar meçin dhe duke fituar në Poloni. Usyk para kësaj përballje pati bilanc prej 9 fitoresh (9 KO), ndërsa të dhjetën e fiton me vendim unanim por shumë të vlefshëm. Për Glowackyn kjo ishte humbja e parë në karrierë pas 26 fitoresh (16 KO).

Gjithçka shkoi mirë për 29-vjeçarin Usyk i cili ishte brilant në çdo raund, ndërsa Glowacky mundohej me një goditje ti jep fund përballjes por ishte e pamundur.

Usyk është pjesë e ekipit “K2 Promotion” dhe ai dha epitetin e ekipit të Klitschkove pasi e paralajmëruan botën se pas Golovkinit, do të jetë edhe një boksier tjetër i tyre që do të ndëgjohet për te, e sonte u dëshmua vërtetë Usyk.

Kosovaboxing.org
18 shtator 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.