RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

KosovaBoxing.org ju uron dy vjetorin e Pavarsisë së Kosovës

2 min read

Redaksia Kosovaboxing.org ju uron të gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e pavarsisë së Kosovës. Sot Kosova feston dy vjetorin apo ditëlindjen e mëvetsimit.  Të festojmë të gjithë dhe të jemi krenar për atë që kemi arritur edhe pse institucionet e vendit tonë duhet bërë më shumë për pranimin e sporteve tona në arenën ndërkombëtare.

Ky vit që sapo ka filluar shpresojmë të jetë sa më i mirë për boksierët tanë. Kosovën e kanë pranuar reth 65-shtete dhe besojmë që ky numër të arrijë deri në 90-të shtete, për tu pranuar në Kombet e Bashkuara, ku Sporti i Kosovës do të merr të drejtën të marr pjesë në garat ndërkombëtare dhe të pranohen federatat tona automatikisht. Sportistët tonë e kanë të vështirë ti tregojnë vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare, sepse po ju mohot e drejta.

Besojmë që Kosova të pranohet në EABA dhe AIBA deri në fund të vitit dhe Kosova në vitin 2011 të merr pjesë në kampionatin botërorëtë të boksit amator në Busan të Koresë Jugore.

Me 10 Janar 2010, Kosova ka shënuar një sukses të madh sa i përket boksit. Eshtë themeluar Federata e Boksit Profesioniste e Kosovës ku janë zgjedhur organet e rendit ku do të veprojnë në të ardhmen. Federata e boksit profesionist e Kosovës,  ka marr një përkrahje nga version më i madh në Evropë – EBU dhe i është lejuar veprimi me rregulla të saja,  ku në një të ardhme të shkurt do të pranohemi edhe në asosiacionin e kësaj federate me të gjitha regullat e EBU – “European Boxing Union”.

Prishtinë, Kosovë – 17 Shkurt 2010
Redaksia KosovBoxing.org

2 thoughts on “KosovaBoxing.org ju uron dy vjetorin e Pavarsisë së Kosovës

  1. ju uroj gjith shqiptarve dy vjetorin e pavarsis e posqerisht juve redaksis se kosovaboxing qe jeni te mrekullushem ju pershendes e ishalla presim edhe shum tjer por te pranuar ne arenen nderkombtare

  2. ju uroj gjith shqiptarve dy vjetorin E PAVARSIS

    po ashtu edhe Artan Verbices edhe gjith stafit KOSOVABOXNIG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.