13406987_1129150553773949_1764046968505537813_nMagdeburg, Gjermani, 4 qershor 2016 – Jurgen Uldedaj mbrëmë në Magdeburg të Gjermanisë ka shënuar fitoren e tretë në boksin profesionist. Ai mposhti ghanezin Ben Nsafiah 15-15-2 (8 KO) me vendim unanim pas 4-raundeve.

Uldedaj dominoi meçin duke qenë më i mirë, por gjithë shikuesit e pritën një fitore nga ai me ndërprerje. Këto janë meçet e para të tij në boksin profesionist, ku këto meçe Uldedaj duhet ti fitoj me KO, për arsye të rritjes së vetëbesimit të tij, se pastaj vijnë meçet më të vështirë dhe kundërshtar më të vështirë në 6, 8 dhe 10 raunde që janë më vështirë të realizohen me ndërprerje. Uldedaj 3Si duket Uldedaj akoma nuk është adaptuar nga boksi amator në atë profesionist, por ai është 18-vjeçar dhe shpresojmë që të përparoj më shumë në boksin profesionist, ku presim suksesë.

Në vendin e ngjarjes ishte fotoreporteri ynë Eroll Popova i cili na sjell këto fotografi nga meçi Uldedaj dhe Nsafiah, gjë për të cilën e falenderojmë shumë, që i sjell enkas për ne për lexuesit e Kosova Boxing.

Artan Vërbica
5 qershor 2016