RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

UFC: James Toney kundër Kimbo Slice ?

1 min read

James “Light Out” Toney dëshiron që luftën e tij të parë debutuese ta ketë me të popullarizuarin në UFC “Ultimate Fighting Championship” Kevin “Kimbo Slice” Ferguson 4-1.

 42-vjeçari Toney, ish-kampioni botërorë në kategorinë e mesme, super të mesme, gjysmë të rënd dhe kruzer i cili është legjendë në boks me një rekord prej 72-6-3 (44 KO) do të debutoj në muajin Gusht.

“Dëshira ime është të luftoj kundër UFC “Hall of Fame” Randy Couture apo ish-luftëtarin “Street Fight” Kimbo Slice” deklaroi Toney. Ai ka nënshkrruar me UFC dhe do të ketë tre lufta për fillim e pastaj do të shohim se sa i sukseshëm do të jetë edhe në këtë disciplinë luftarake, për të vazhduar më tej.

Dueli i tij debutues do të jetë me 7 Gusht në qytetin Salt Lake City. Prania e James Toney në UFC do të popullarizoj edhe më shumë.  Se kush do të jetë kundërshtari i tij, do të mësojmë në ditët në vijim.

Artan Vërbica
21 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.