RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

UFC: Holly Holms shokon botën, nakauton Ronda Rousey-n

1 min read

Holms - RouseyMelbourn, Australi, 14 nëntor 2015 – Askush nuk e kishte besuar, vetëm katër personat e ekipit të Holly Holm-it në potencialin e saj. Dhe Holm ka bërë befasinë më të madhe në sportin e UFC-së, “Ultimate Fighting Championship”. Ajo mposhti luftëtarën më të popullarizuar në botë, Ronda Rousey me nakaut në raund të dytë.

Të dyjat ishin të pamposhtura, Hollm arriti fitoren e 10-të në po aq meçe, ndërsa që Rousey pësoi humbjen e parë në meçin e 13-të të saj. Ajo tani ka bilanc prej 12 fitore (4 KO) dhe një humbje.

Të dy këto luftare kanë të kaluar të sukseshme. Hollm në boksin profesionist ka pasur karrierë të sukseshme duke zhvilluar 38 meçe, duke fituar 33 herë (9 KO), 3 humbje dhe 2 barazime. Holm ka qenë dy herë kampione e botës në versionet WBC dhe WBA. Ajo braktisi boksin me 2013, për UFC, dhe po ka suksesë edhe në këtë sport ku është më i vrazhdët. Ndërsa Rousey ka qenë fituese e medaljes së bronzt në Lojrat Olimpike në Pekin me 2008 në sportin e Xhudos. Ajo ka fituar edhe shumë medalje në xhudo, para se të filloj në UFC.

Shikoni meçin Rousey dhe Holm këtu:

https://www.youtube.com/watch?v=2PS-lmNw0Yk

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.