RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

UFC : Edmond Xhelili zhvillon duelin e tij të katërt me 26 Mars

1 min read

Hotel Casino Orleans, Las vegas, 22 Mars 2010 – Edmond Xhelili 3-0 (3 KO) do të zhvillon duelin e tij të katërt në “Ultimate Fighting Championship”. Luftëtari ynë nga Kosova Lindore – Presheva, do të takohet me amerikanin e pamposhtur deri më tani Tim Bawman 2-0 (2 KO). Xhelili është perspektivë e diciplinës luftarake “UFC” dhe amerikanët e shohin si kampion të ardhshëm në kategorinë e mesme. Amerikanët tani e njohin si shqiptar sepse Xhelili prezantohet gjithëmonë si shqiptar në ring, me simbolet tona, por ka marr edhe nofkën “Albanian Assassin”.

Edomond Xhelili është reprezentues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai vitin e kaluar zhvilloi një duel në kuadër të takimit SHBA – Kanadë, ku shënoi fitore të sukseshme në debutimin e tij, për përfaqësuesen e Amerikës.

Sporti luftarak MMA – UFC është mjaft i popullarizuar në ShBA-të. Ky sport shiqohet shumë dhe përcillet nga të rinjët vazhdimisht. Se sa i popullarizuar është na tregon fakti, se boksierët dhe kick-boxierët e njohur po kalojnë në këtë sport. Tani qe sa vite garon kick-boxieri i famshëm nga Kroacia, Cro-Cop i cili ka kaluar në këtë sport. Këtë vit do të paraqitet edhe ish-kampioni botërorë në boks, James Toney.

KosovaBoxing.org do t`ju informojë për rezulatatin e e duelit ndërmjet Xhelilit dhe Bawman.

Artan Vërbica
22 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.