RTK

RTKLive
17 Prill, 2024

UFC : Bob Sapp i kërkon revansh CRO-COP-it

1 min read

Split, Kroaci, 29 Mars 2010 – Bob Sapp ishte pjesëmarrës në “MMA Prestige Fight” në Split të Kroacisë, në kuadër të turneut “K-1 Collezione”. Ai u takua me austriakun, Sascha Weinpolter ku shënoi fitore. Bisha Sapp, 182 kg me të përfunduar meçi i kërkoi revansh luftëtarit të njohur Cro-Cop. “Jam ardhur në Kroaci për një qëllim, që të takohem me Cro-Cop. Ai më ka mbetur borgj, dhe kërkoj revansh me te” deklaroi Sapp.

Mirko “Cro-Cop” Filipovic në vitin 2003 e pat mposhtur Bob Sapp-in në kuadër të K-1 World-Grand Prix në Saitama në Japoni. Ai i kishte thyer mollëzën e fytyrës, çka Sapp ende e përkujton: “Nuk mund ta harroj pasi më ka shkaktur dhimbje të mëdha kur ma theu mollëzën në fytyrë. Kisha dhimbje të mëdha dhe nuk munda ta vazhdoj meçin. Jam këtu dhe para jush i kërkoj revansh” përfundoi Sapp për mediat kroate.

Deri sa Bob Sapp kërkonte revansh, Cro-Cop gjendet në në SHBA në Ohio në një turne ndërkombëtar. Se a do të ndodh revanshi mes tyre, ende nuk e dimë, mirpo është e mundur sepse të dy tani janë në moshë të shtyer dhe mund të përfitojnë materialisht.

Kosovaboxing.org
31 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.