RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

U Ndal Arthur Abraham!

2 min read

Jose Luis Arena, Detroid, Michigan, SHBA, 28 Mars 2010 – Arthur Abraham 31-1 (25 KO) është ndalur. Ai u mposht nga amerikani, Andre Dirrell 19-1 (13 KO) me diskualifikim në raund të 11-të. Kjo është fitorja më e madhja në karrier për amerikanin i cili në gjiro të parë të turneut “Super Six” kishte humbur nga britaniku Carl Froch.

Dirrell dominoi luftë që nga fillimi. Ai ishte bindshëm më i mirë në raundin një dhe dy, por Abraham u rikthye me një raund të mirë në të tretin. Dirrell më pastaj në raundin e katërt dhe pesë ishte më i mirë ndërsa Abraham fiton raundin e gjashtë. Në raundin e shtatë përsëri Dirrell tregon më shumë duke e goditur mjaf shumë, dhe e dëmton me një premje në syrin e djathtë, ndërkohë Abraham u mundonte në stilin e tij që me një goditje ta përfundon meçin. Edhe në raundet në vazhdim Dirrell ishte dukshëm më i mirë deri në raundin e 11-të deri sa Abraham e goditi nën brez dhe referi në ring, Laurence Cole e diskualifikoi. Dirrell ishte në pëparsi me pikë deri në atë raund, 98-91, 97-92 dhe 97-92, por dueli u mbyll para kohe. Pra ndalet dominimi shumë vjeçar i Arthur Abraham. Kampioni i ri quhet Andre Dirrell.

Kosovaboxing.org do t`ju sjell më shumë reth ngarjes Dirrell vs Abraham dhe për duelet e radhës së turneut “Super Six”. Tani është bërë edhe më interesant dhe i paparashikueshëm sa i përket fituesit.

Artan Vërbica
28 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.