RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Tyson Fury mbret i boksit të sotëm

2 min read

Artan Vërbica /11 tetor 2021

Disa vite më parë kur pati mposht Wladimir Klitschkon, askush se kishte besuar që ai do të jetë i denjë dhe të vazhdoj aq larg sa që të dominoj skenën e kategorisë së rënd. Ai pati edhe probleme me drogën dhe mbipeshën, por që arriti ti tejkaloi dhe të kthehet dhe sërish të jetë kampion i vërtetë. Kjo tregon mentalitetin e tij të fortë fitues dhe këmbngulja që asnjëherë mos të dorëzohet dhe mos të humb. Kjo tregon superioritetin që ka, që sot padyshim se mund të krahasohet me më të famshmit të gjitha kohërave.

Po ta kthenim në çdo etapë, në çdo kohë, Tyson Fury definitivisht do të ishte i denjë dhe do ti nxirte problem edhe kampionëve më të mirë si Jack Dempsey, Joe Louis, Max Bear, Rocky Marciano, Ernie Shavers, Muhammed Ali, George Forman, Joe Fraizer e deri te gjenerata e kulminacionit, Mike Tyson, Evander Holyfield, Lennox Lewis. Pra, Fury tani është në mesin e këtyre gjigandëve me rezultatet dhe performancen që ka treguar.

Qysh tash emri i tij do të futet në “Hall of Fame”, dhe nga pikëpamja që shihet atë s’mund ta moosht asnjëheri. Mendohej që Anthony Joshua do të mund të ishte më i mirë se Fury, por me dy humbjet e fundit në dy vitet e fundit nga Andy Ruiz Jr dhe Oleksander Usyk, ai duket larg Tyson Furyt. Por, gjithçka do të dihet për Joshuan në revanshin që e pret me Usyk dhe a do të jetë ai i denjë të rikthehet fuqishëm, vështirë por në këto raste mund të shihet superioriteti i Joshuas dhe a do të mund të jetë ai që mund ta mposht Fury-n, nuk është e pamundur, por për momentin ai duket larg këtij qëllimi.

Me fitoren e realizuar ndaj Wilder, ai dëshmoi se është mbret i kategorisë së rënd dhe gjithë boksit të sotëm, së bashku me Canelo Alvarezin që për mua ndajnë këtë epitet të përbashkët.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.