RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Turneu Tradicional “NATO Thank You” me 25 Mars. Boksojnë Sevdail Sherifi, Teuta Cuni, Shpetim Shala dhe Bujar Sejdiu

2 min read

Me datën 25 Mars në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, legjenda e boksit Aziz Salihu do të mbaj turneun e dytë tradicional “NATO Thank You”. Ky turne do të jetë i dyti me radhë dhe në të ardhmen do të jetë tradicional. Ndryshe nga viti kaluar kur në ditën e bombardimeve të NATO-s, kishte vetëm boks amator, këtë vit do të jetë më madheshtor, ku do të ketë boks profesionist dhe amator. Turneu do të mbështetet nga Qeveria dhe Ministria e Kosovës. Nënkryetari i komitetit olimpik të Kosovës dhe pjesëmarrësi i tre olimpijadave, Aziz Salihu synon që ky turne, tash e tutje të jetë tradicional.” 12-vite më parë me 24 Mars në Kosovë, aleanca veri-atlantike i dul popullit shqiptar në ndihmë, për këtë arsye kjo datë është e rëndësishme dhe ky turne do të mbahet çdo vit” theksoi Aziz Salihu për Kosovaboxing.org.

Historiku i Turneut : 
Aziz Salihut i kishte lindur ideja vitin e kaluar të organizoj një turne në boks duke ju falenderuar aleancës verio-atlantike NATO-s, për ditën e bombardimeve në Kosovë. Vitin e kaluar në këtë turne boksuan përfaqësuesit e Shqipërisë, Nelson Hysa, Enea Kovaçi, Feliks Kruja, Kristian Demaj, pastaj reprezentuesi i Maqedonisë Fatlum Zhuta, kursa nga Amerika kishte ardh edhe boksieri më i mirë amator në SHBA, Enver Halili i cili edhe u shpall fitues i parë i këtij turneu. Nga Kosova boksuan Bekim Demaku, Ismet Dobratiqi, Xhevat Krasniqi dhe Marigona beadini.

Këtë vit në kryeqytetin tonë do të boksojnë, Sevdail Sherifi, Teuta Cuni, Shpetim Shala dhe Bujar Sejdiu ku do të boksojnë në boksin profesionist. Meçet do inspektohen nga Federata Profesioniste e Kosoves. Ndërsa do të ketë edhe boks amator ku do të boksojnë Marigona Beadini, Fatlum Zhuta, Alban Kamberi dhe Mahmut Gorda.

Këto janë meçet kryesore profesioniste :

Sevdail Sherifi vs Elvir Behlulovic
(6 Rounds)
meçi kryesor

Teuta Cuni vs TBA
(4 Rounds)

Shpetim Shala vs Aleksander Najdovski
(4 Rounds)

Bujar Sejdiu vs Nikola Matic
(4 Rounds)

Ndërsa çiftet amatore pritet të mësohen në ditët në vijim. Nesër do t`ju japim më shumë rreth dueleve profesioniste …

Armend Fetahu
7 Mars 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.