RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Turneu i parë ndërkombëtar “Qershori i Lirisë”

1 min read

Të dielen me 12 Qershor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të mbahet turneu i parë në boks amator për nder të ditës së çlirimit të kryeqytetit të Kosovës, “Qershori i Lirisë”. Ky turne do të jetë i pari nga klubi i boksit Prishtina dhe që nga ky vit do të hyn në kalendarin e Federatës së boksit të Kosovës, për të ardhmen. Turneu do të mbështetet nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Turneu këtë vit do të jetë ndërkombëtar ku do të marrin pjesë shtetet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi dhe vendasi Kosova, ndërsa nga viti tjetër do të jetë edhe më madhështor. Me qenë se kampionati evropian do të fillon me 16 Qershor në Ankara të Turqisë, organizatori prapë ka gjetur disa boksier mjaft cilësor ku do të shfaqen në kryeqendrën tonë.Qyteti i boksit Prishtina dhe K.B. Prishtina ka pasur nevoj për një turne kësisoj dhe për këtë vullnet të mirë dhe arsye, meritat i shkojnë drejtorit të K.B. Prishtina, Faton Ramadani, anëtarit të kryesisë Dibran Fylli dhe trenerit Agim Tahiraj.Në ditët në vijim do t`ju japim më shomë hollësi për rrjedhjen e këtij turneu.

Kosovaboxing.org
3 Qershor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.