RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Turneu i boksit “Pavarsia 2012” sa për sy e faqe

4 min read

Pallati i Rinisë, Prishtinë, 3 Mars 2012Fedeata e Boksit e Kosovës ka organizuar turneun “Pavarësia 2012”, i cili ishte planifikuar të mbahet para 2 javësh. Kushtet e vështira klimatike kishin detyruar organizatorin të shtyjë këtë garë, e që si pasojë solli zbehjen e këtij aktiviteti në krahasim me vitet e kaluara. Edicioni i katërt solli një përballje të boksierëve vendas. Boksierët nga klubet Prishtina, Gollaku, Besa, Trepca, Prizreni, Drita, Peja e Fushë Kosova sprovuan njëri tjetrin në një garë, e cila solli megjithatë disa meçe interesante.

Programi i garave u hap me duelin e kategorisë së kadetëve. Ylber Salihu nga klubi Gollaku në 3 raunde nga 1 minutë mposhti shokun e skuadrës Nazif Behramin, me vendim unanim të gjyqtarëve. Salihut njëherit i takoi epiteti i boksierit më perspektiv të turneut. Në duelin e 60 kilogramëve, u përballën Visar Rexhepi e Lirim Bajrami. Rexhepi i Dritës u mposht nga Bajrami i Fushë Kosovës, pas 3 raundeve interesante ku për një nuansë Bajrami ishte më I mirë. Në duelin tjetër të kategorisë 60 kg, Ilir Halimi i gollakut mposhti shokun e skuadrës Arbër Shalën me vendim unanim të gjyqtarëve 2-0. Boks të mirë ka treguar edhe Imer Zuka i Trepçës 89` nga Mitrovica.  Zuka mposhti para kohëe Rrahim Sinanin e Prishtinës, pas dorëzimit në raundin e dytë.

Me të përfunduar ky mec, ishte koha për një mirënjohje të vecantë, të cilën Federata e Boksit ia kushtoi ish-boksierit dhe ish-gjyqtarit të boksit Esat Krajkova, i cili në këtë formë i dha lamtumirën ringut.

Dueli që zgjoi interesimin më të madh te publiku ishte ajo e seniorëve në 64 kg. Burim Hasani nga Fushë Kosova u përball me Gazmend Gashin e Prishtinës. Pas paraqitjes mbresëlënëse të dy boksierëve dhe një dueli të pakomprimis, fitues nuk pati. Gjyqtarët vendosën që ta shpallin të barabartë këtë sfidë.

Në kategorinë 64 kg, Naser Shala i Prizrenit mposhti para kohe Suad Muçiqin e Gollakut. Shala festoi pas raundit të parë, kur trajneri i skuadrës kundërshtare e dorëzoi mecin. Në dy duelet e fundit në programin e këtij turneu, nuk pati fitues.

Në 81 kg, Kadri Murseli e Armend Xhoxhaj dhuruan një spektakël të boksit, duke sjellë 3 raunde mjaft emocionuese. Në fund, epilogu nuk nxorri fitues ku edhe ky meç u mbyll me barazim. Njëjtë ndodhi edhe në duelin e fundit, mes Gafurr Berishës nga Gollaku e Egzon Haradinajt nga Besa e Pejës. Gjyqtarët vendosën që kjo sfidë të mbyllej gjithashtu pa fitues, duke i dhënë këtij turneu 4 barazime nga gjithsej 8 mece.

Në fund, boksieri më i mirë u shpall Burim Hasani, tekniku më i mirë Gazmend Gashi, çifti më luftarak Visar Rexhepi e Lirim Bajrami, kurse boksieri më perspektiv Ylber Salihu.

Ky ishte edicioni i katërt i turneut “Pavarësia 2012”, i cili pasi u shty për dy javë, nuk gëzoi as beneficione nga Departamenti I Sporteve të KOsovës, e madje edhe interesimi i donatorëve nuk ishte i kënaqshëm.

Turneu ishte mjaft i dobët në krahasim me vitet e kaluara,  ndërkohë nëse një meç vlerësohet i barabartë, atëhere nuk mund të zgjedhet një boksier më i miri i turneut siç u zgjodh Burim Hasani boksieri më i mirë, dhe tekniku më i mirë Gazmend Gashi. Nuk e dimë nëse këso raste kanë ndodh në një shtetë tjetër ku zhvillon aktivitet e boksit. 8 meçe, 4 barazime, sa për të mbyllur ky turne sa për sy e faqe. Ndërkohë juria profesionale në krye me Xhevdet Pecin, Esat Krajkova, Naim Selmani, Ahmet Shala dhe Dr. Agron Kamberin e dinë mirë se boksieri që shpallet i barabartë  nuk mund të fitoj epitetin e boksierit më të mirë, apo teknikut më të mirë, por i çifitit luftarakë PO, këtë e din të gjithë mjaft mirë. Ndërkohë krerët e FboxK-së thonë se Burim Hasani ka fituar meçin por gjyqëtarët kanë pasur kërcnim nga disa persona të K.B. Prishtina. Një sjellje e keqe u pa edhe nga Burim Hasani ku në vendimin e gjyqëtarëve, ai nuk pranoj medaljen dhe lëshoi ringun, dhe në atë moment ai është dashtur të diskualifikohet e jo të zgjedhet boksieri më i mirë, për shkak të sjelljes së tij. Le të jetë kjo një mësim për të ardhmen. Tjetër herë duhet të jetë e pranishme Policia, Sigurimi dhe Ndihma e Shpejtë që mos të kërcnohet dikush. Nëse këto nuk përmushen këto kritere, atëhere më mirë që asnjë aktiviteti boksit të mos mbahet.

Kosovaboxing.org
3 Mars 2012

60 thoughts on “Turneu i boksit “Pavarsia 2012” sa për sy e faqe

  1. Besi nga podujeva me vjen keq qe e ke at mendim por mendim gabushum e ke ktu, dihet qe ti nuk ke lidhje me boks per spital me ba Gazmend Gashin duhet burimi mu rrit edhe pak.ti a e din sa meqe i ka Burim Hasani e sa meqe i ka Gazmend Gashi. Une jom i sigurt qe Burim Hasani i ka dikun afer 50 meqe ma shum se Gazmend Gashi dhe e ka deklasu Burimin, ajo u pa krejt e kan pa e nese ti besa nuk she mir me vjen keq per ty. Burim Hasani nuk mujti as me nejt ne ring, po iki se e ka dit vet qi u rreh prej bokserit me i talentuar ne Kosove Gazmend Gashi por me ne fund nuk kemi nevoj mu shty ktu kush e qka senet shihen. Po ne jemi shqiptar njani duhet me kane ma i mir ne boks mu ma mer mendja qe 4 boksera i ka kosova me te miret jan Gazmend Gashi, Arijan Gashi, Liridon Zeqiri dhe Burim Hasani, mos u munoni me jav shti inatin bokserav me kto komentime per spital e sene. Bash kur hyn Burimi me inat ne ring bash qat here ka me hup te garantoj po let punojn djemt net aritin sukses. ju pershendes te gjithve sidomos Artanit me punen qe e bon ju lumt.

  2. Artani e ka me vend qe ne barazim nuk zgjidhen bokserat me te mir ose me i talentuar. Ne boksin amater osht fjala. por ne ket meq ka fitu normal Gazmend Gashi e kan pa krejt ka boksu shum ma mir se burimi edhe Burimi ka hanger trame sa ka mujt ne ket rast ja kan ba mehile Gazmend Gashit. Nese ka pas kercnime ka pas pra nga ana e Burimit ose me mir te them per anen e Burimit qe mos tja hupin meqin po tja lajn barazim dhe qa bajn gabim, hahahha e zgjodhen plus bokserin ma te mir te turnirit kjo osht diqka qe nuk hahet me asgje, ishalla po mushen men naj her shume shikus e kane pa Gazmend Gashin fitus, gjithashtu edhe une.

  3. folum bre burr mos u rrefshin qitash nashta rrehen per adem jashar
    tani te kqyrumm a ja kan ba me hiLLeee burimit a gazmendit
    je ka e mbron gazmendin veq qe e ki 100% diqkaa
    po eshte puna kshtuu me 1 KO e ki tsigurt 😉
    folum na kur te rrehen apet
    e te kqyrum qfare komenteee tanii shkrunnn DATTII

  4. qyre ne ekna percll at meqme do shok veq metvertet mai mir esht burim hasani po nuk duhet me ju kecnue kerkujna se secili elshon ringun se ka pas dallaver nga vet latif demolli e treneri i prishtines fatmiri po marre esht kjo qka po bani ju me boks

  5. Jam Gazmend Gashi dhe ju lutem sinqerisht Dati dhe ty besi mos boni perqrje mes bokserav se mbi te gjitha jemi shqiptar duhet ta respektojm njeri tjetrin po jo vetem tonin por edhe te huajin sepse ky osht sport ka fitoren por ka edhe humbjen qe jon pjes te lojes dhe duhet ti respektojm vendimet e gjyqtarve dhe mos mendoni qe jom keq me burimin se ne jemi sportista duhet ta qojm mir me njeri tjertrin se fundit fundit ky osht sport dhe ne duhet te jemi sportista me diciplin qe te perparon vendi Respekt gjith boksierave … e fola te verteten hakun skom qef me fol kur ska nevoj ju lutem mos folni ma fjalor qe nuk meriton te komentohet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.