RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Turneu “Adem Jashari” në kalendarin e garave zyrtare evropiane dhe botërore

1 min read

adem jashari 2Tani e tutje turneu më i madh ndërkombëtar i boksit që organizohet në shtetin e Republikës së Kosovës, “Adem Jashari” do të jetë në kalendarin e garave zyrtare të asociacioneve më të larta ndërkombëtare, Unionit të Boksit Evropian (EUBC) dhe asaj të Federatës Ndërkombëtare të Boksit (AIBA). Ky është turneu tradicional dhe i 14-ti që është organizuar deri më tash për Komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).  Turneu i 15-të ndërkombëtar për “Adem Jasharin” do të jetë edhe zyrtarisht në kalendarin evropian dhe botëror, për çka është ngjarje historike për sportin tonë. Më 9 korrik të vitit të kaluar Federata e Boksit e Kosovës është pranuar në AIBA. Federata e Boksit e Kosovës me zyrtarizimin në kalendarin e EUBC-së dhe AIBA-së e vlerëson edhe një fitore të radhës!

Kosovaboxing.org
12 Korrik 2013 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.