RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Triumfojnë Bermeta, Rama dhe Nurja

1 min read

Ankona, Itali, 25 mars 2018- Tre boksierët tanë, Alban Bermeta, Aleksandër Rama dhe Denis Nurja, kanë debutuar suksesshëm në boksin profesionist mbrëmë në Ankona të Italisë.

Të tretë fituan me vendim unanim pas katër raudeve.

Bermeta (1-0, 0 KO) përballë pati serbin, Dusan Stojanovic (1-1-0, 0 KO). Bermata dominoi të gjitha raundet duke përmbyllur me fitore të merituar.

Aleksandër Rama (1-0, 0 KO) që kishte kundërshtarin më të vlerësuar, që deri dje ishte i pamposhtur, Giovanni Rossoni (4-1, 0 KO) arriti të fitoj me plot meritë. Rama që në raund të parë me një kroshe të majt arriti ta hedh në dysheme Rossonin, që më pastaj mbajti nën presion gjithë kohës italianin duke fituar me plot meritë pas katër raundeve.

Fitore shënoi edhe Denis Nurja (1-0, 0 KO) poashtu me vendim unanim pas katër raundeve. Nurja i shkaktoi humbjen e tretë serbit, Darko Ristic (0-3). Sikur se Bermeta dhe Rama edhe Nurja shfaqi një meç të bukur duke treguar cilësitë e t

Në Ankona kishte udhëtuar edhe trajneri i cili me vite kishte ngritur dhe ndërtuar si boksier të shkathët, traineri Sead Bushati. Bushati ishte motivi i tyre.

Shpresojmë që boksierët tanë të vazhdojnë fitore ku e ardhmja e tyre pritet të jetë e ndritur.

www.kosovaboxing.org

 

 

 

 

 

 

1 thought on “Triumfojnë Bermeta, Rama dhe Nurja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.