RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Tre të arta fitojnë tanët në memorialin “Vllaznia 2013”

2 min read

Shkodër, 7 Prill 2013 – Është mbyllur edicioni i 10-të me radhë i turneut ndërkombëtar “Vllaznia 2013” ku tre boksier shqiptar kanë dal fitues të medaljeve të arta.

Taulant Zajmi triumfoj në 49 kg kundër kundër rusit Valentin Chebachakov. Rexhildo Zeneli në 56 kg fitoi ndaj rusit tjetër Ozlayan Tigran, dhe Kristian Demaj në 81 kg ishte më i mirë se Radoslav Panteleev nga Bullgaria.

Ndërsa me medalje të argjendtë dolën Kristian Shytani i cili u mposht nga rusi Armen Zakaryan me rezultat të ngushtë 10 me 9. Befasi ishte humbja e Xhulio Vrenozit i cili u ndëshkua me tre vërejtje publike ku humbi meçin me diskualifikim nga australiani Daniel Lewis. Ndërsa Nelson Hysa u mposht nga boksieri i Malit të Zi, Marko Radonjiq 6 me 5.

Kosova Boxing vlerëson turneun memorial “Vllaznia” më të mirin në rajon. Ky turne në tre katër vitet e fundit ka kaluar përmasat e suksesit duke qenë më i mirë se turnet me traditë si Zlatko Hrbiq, Strangjat, Hakija Turiliq, Adem Jashari etj.

Në këtë turne morën pjesë këta boksier shqiptar:

KOmbëtarja e ShqipërisëShqipëria:

49 kg – Taulant Zajmi
52 kg – Krenar Zeneli
56 kg – Rexhildo Zeneli
56 kg – Elsid Kalemi
60 kg – Fatjon Arapi
64 kg – Kristian Shytani
64 kg – Anxhelo Merkohasanaj
69 kg – Xhuljo Vrenozi
75 kg – Bekim Vjerdha
81 kg – Kristian Demaj
Fatlum-ZhutaGazmend Gashi +91 kg – Nelson Hysa

Kosova :

64 kg – Gazmend Gashi

Maqedonia:

75 kg – Fatlum Zhuta

Një speciale më të gjërë nga ky turne me rezultate të përgjithshme do t`ju sjellim në revistën ekskluzive “Kosova Boxing Magazine” e cila do të jetë në tregë në fund të muajit Prill.

Respekt për organizatorët

Kosovaboxing.org
7 Prill 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.