RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Tre shqiptar kampion të Zvicrës dolën nga shtatë finalist shqiptar

2 min read

Ditë më parë në qytetin St. Galen është mbajtur dita finale e kampionatit të Zvicrës në boksin amator, ku interes për ne zgjonte interesi, pasi shtatë shqiptar depërtuan deri në finale, ndërsa prej tyre tre shqiptar arritën të dalin kampion të Zvicrës. Kampionët me origjinë shqiptare janë këta, Drin Sadriu në peshën 56 kg,  Durim Sadrija në 60 kg dhe Seid Xhemajli në 91 kg.

Drin Sadriu i cili bokson për klubin BT Thun Oberland u ndesh në finale me Saitarn Kaewsuksai nga klubi BC Winterthur. Sadriu ishte më i mirë duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 23 me 17.

Shqiptari tjetër që u shpall kampion ishte Durim Sadrija në kategorinë deri 60 kg. Sadrija poashtu është pjesë e klubit BT Thun Oberland boksoi kundër Bernandino De Brito nga klubi i NAB Montreux. Sadrija fitoi me rezultat 37 me 32.

I treti shqiptar që doli kampion është Seid Xhemajli nga klubi BC Zurich i cili mposhti shqiptarin tjetër Benjamin Bobaj nga klubi BC Winterthur me rezultat 18 me 11.

Rast për të dal kampion kishin edhe Kreshnik Nikqi i cili humbi nga Vehram Khudeda 29 me 19. Kjo ishte befasia më e madhe e këtij kampionati ku Nikqi konsiderohej favorit apsolut. Ndoshta ka ndikuar përballja e fortë në gjysmëfinale ku Nikqi boksoi me Egzon Maliqaj dhe fitoi ngushtë me vetëm një pikë epersi 21 me 20. Në peshën deri 81 kg, Elise Kamili humbi nga Fabian Hartmann me rezultat të thellë 35 me 15. Hartmann do të jetë pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar Adem Jashari që zhvillohet në Prishtinë me 25 dhe 26 Nëntor. Poashtu kampioni Zino Meuli që fitoi titullin në kategorinë deri 64 kg, do të jetë pjesëmarrës në turneun më të mirë jo vetëm në Kosovë, por ndoshta edhe në rajon. Edhe një shqiptar tjetër arriti deri në finale, ai ishte në kategorinë +91 kg, Kadri Mehmeti. Mehmeti humbi 26 me 20 nga Nawshirwan Barazinje.

Kosovaboxing.org
9 Nëntor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.