RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Trajneri shqiptar, Agron Kurtishi dhe boksieri i tij James Chereji pranë suksesit jetësor

2 min read

Artan Vërbica
5 mars 2020


7 vite më parë në Mynih të Gjermanisë në derën e Akademisë Fight-Power të trajnerit Agron Kurtishit, i kishte trokitur një djalosh i ri, i quajtur James Chereji. Atë botë 18-vjeçari Chereji, i panjohur dukej sikur i humbur duke kërkuar angazhman për të vazhduar karrierën e tij të boksierit, i cili kishte qenë i suksesshëm në vendin e tij në Rumani. Si popull fisnik dhe bujar, si shqiptar si e don zakoni, Kurtishi e kishte mirëpritur dhe i kishte ofruar strehë, bukë, etj. Kurtishi e kishte ndalur për disa ditë duke e gjurmuar cilësit dhe njohurit, por për te më e rëndësishmja ishte të shihte se romuni i ri, a e ka me të vërtetë synimin dhe ardhjen e tij në Gjermani.

Bashkpunimi i tyre filloi menjeherë duke vazhduar deri më sot, po i afrohen vitit të tetë së bashku. Puna, diciplina, përkushtimi, durimi dhe besim i plotë ka rezultuar që boksieri Chereji të shënoj 17 fitore të një pas njëshme, 7 me ndërprerje në po aq përballje.

Ky suksesë i jashtzakonshëm solli Cherejin tani te një sfidë jetësorë në Brisbane të Australisë së largët ku me 7 mars do të sfidoj australianin poashtu të pamposhtur, Liam Paro i cili njeh të gjitha fitoret në 18 meçet e tij, 18 fitore, 11 me nokaut. Por, nëse Chereji shpallet fitues atëhere që suksesi duhet atribuar edhe trajnerit tonë Kurtishi i cili ka besuar dhe punuar me vite duke besuar në boksierin e tij premtues.

Si për njërën ashtu edhe palën tjetër ky meç është mjaft domethanës dhe i vlefshëm, por kur te analizojmë rrugëtimin e Cherejit me Kurtishin, na bënë të besojm se nga Australia e largët nuk do të kthehen të mposhtur. Besoj, sepse ka plot tetë vite që kam përcjellur dashurinë që ky ekip ka bërë shumë për të ardhur te ky rast jetësorë, prandaj duhet ta kurorëzojnë, sepse është momenti i duhur.

Duke qenë i afërt me z. Kurtishin dhe respektin e ndërsjellë kemi marrë si detyrë që me këtë shkrim të japim një motivim shtesë dhe poashtu duke pasur lexues dhe përkrahës nga gjithë bota, ti njoftojmë shqiptarët tanë edhe në Australi se një shqiptar nga Gostivari është pranë suksesit që të bëjë histori si trajner dhe menaxher të fitoj dy tituj të çmuar botëror, WBO Global dhe IBF International.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.