RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Tony Yoka debuton me nakaut në boksin profesionist

1 min read

Kampioni Olimpik në kategorinë super të rënd nga “Rio De Janiero 2016”, Tony Yoka në fundjavën e kaluar debutoi në boksin prfesionist duke shënuar fitore me nakaut teknik në raund të dytë. 

Yoka përballë pati amerikanin Travis Clark i cili ishte i pamposhtur me bilanc prej 12 meçe, 12 fitore (8 KO). Kjo ishte humbja e parë për Clark.

Ky meç u pritë që do të ishte me sfidues duke ditur se Yoka është favoritë, por që amerikani Clark ishte i frikësuar dhe tregoi shumë pak, sigurisht nga ajo që kishte ndëgjuar për franqezin. Gjithsesi shikuesit panë pak, panë vetëm Yoka-n i cili në raundin e dytë arriti të fitoj me KO me një goditje të fuqishmë në nofull që i dha fund takimit. 

Nga franqezi Yoka pritet shumë. Yoka ka rezultate madhështore nga boksi olimpik. Ai me 2015 në kampionatin evropian në Baku të Azerbejxhanit doli i treti duke fituar të bronztën. Po atë vit me 2015 në Doha në Katar u shpallë kampion i botës duke fituar të artën. Dhe kulmi i karrierës së tij si boksier olimpik ishte medalja e artë në Lojrat Olimpike në Rio De Janiero të Brazilit me 2016.

Artan Vërbica
9 qershor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.