RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Toni dhe James Kraft gati për ballafaqimet e së shtunës

2 min read

toni and james kraftDy boksierët tanë perspektiv Toni dhe James Kraft do të zhvillojnë duelet e tyre të radhës këtë fundjavë në Mynih të Gjermanisë. Në Gjermani i njohin me emra të tyre artistik për shkakë medieve dhe sponzorëve, deri sa të dytë janë nga Kosova dhe mburren me preardhjen e tyre dhe që janë shqiptar.

“Unë dhe vëllai im jemi shumë falenderues që ju na jepni përkrahje. Ne mburremi që jemi nga Kosova dhe krenohemi që jemi shqiptarë” theksoi James Kraft për Kosova Boxing. 

Safet Avdimetaj i njohur si Toni Kraft është 22-vjeçar dhe bokson në kategorinë gjysëm të rënd. Ai deri më tani njeh vetëm fitoret me bilanc prej 5-0 (1 KO). Ai këtë fundjavë do të boksoj për titullin e kampionit të Gjermanisë në versionin më të vlefshëm të Gjermanisë, BDB. Toni përball do të ketë gjermanin tjetër Frank Bluemle me bilanc 12-1-2 (8 KO). Do të jetë sfidë e vërtet për boksierin tonë pasi Bluemle ka më shumë përvojë, por besojmë në triumfin e boksierit tonë.

Musë Avdiahmetaj i njohur si James Kraft është 21-vjeçar dhe bokson në kategorinë e mesme. Sikur se vëllai i tij, edhe Musa njeh vetëm fitoret ku ka bilanc prej 6-0 (4 KO). Ai për kundërshtar do të ketë gjermanin Pietro D`Alession me bilanc prej 11 fitore, 20 humbje dhe një barazimi.

Të dy boksierët janë shumë të talentuar dhe atraktivë duke parë se kanë të ardhme të ndritshme në boksin gjerman.

Kosova Boxing i falenderon për fotografinë e sjellur enkas për ne dhe njëkohësisht ju uron shumë fat në vazhdimin e karrierës.

Artan Vërbica
9 tetor 2015

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.