RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Thurman mposht Porterin në një duel të ngushtë

2 min read

Thurman vs. PorterBarclays, Brooklyn, New York, 25 qershor 2016 – Keith Thurman (27-0, 22 KO) ka arritur të mposht Shawn Porter (26-2-1, 16 KO) me vendim unanim pas 12-raundeve.

Me këtë fitore ai mbrojti titullin e kampionit botëror në versionin WBA në kategorinë velter.

Të tre gjyqëtarët kanë vlerësuar fitoren e Thurman me 115-113, duke dëshmuar se meçi ka qenë shumë i përafërt.

Thurman gjatë gjithë kohës ishte në stilin defance apo të mbrojtjes, ndërsa Porter ishte sulmuesi në ring i cili gjatë gjithë meçit dëshiroi luftë. Kjo e karrakterizoi këtë meç, ndërsa që në fund janë gjyqëtarët të cilët vlerësuan meçin.

Statistikat tregojnë se Thurman pati më shumë gjuajtje, gjithsejt 203, ndërsa Porter më pak 177. Por, goditjet më të sakta ishin të Porter që qëlluan Thurman, ku ishin gjithsejt 59, ndërsa Thurman pati vetëm 32 goditje të pastërta.

Pas meçit Thurman tregoi respekt për Porter dhe në shenjë jo kënaqësie nga performanca e tij, pasi shikuesit i fishkëlluan pas meçit, iu drejtua se do ti jap revanshin Porterit. Edhe Porter pranoi humbjen duke thënë se bëri që është e mundur dhe kërkoi revanshin, por e pranoi rezultatin e gjyqëtarëve. Dy gjestët e dy boksierëve Thurman dhe Porter tregun kulturën që sporti i boksit duhet ta ketë. Prandaj presim që këta dy kolosë sërish ti shohim kundër njëri-tjetrit.

Meçi u cilësua më i miri i vitit deri më tani për 2016, nga gjitha meçet tjera që janë zhvilluar.

Nga ky meç Thurman përfitoi 1.4 milion dollar, ndërsa Porter 1 milion dollar.

Kosovaboxing.org
26 qershor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.