RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Thurman dhe Porter ballafaqohen sonte në New York

2 min read

Thurman vs. PorterKeith Thurman (26-0, 22 KO) do të mbroj titullin e kampionit botës në kategorinë velter në versionin WBA ndaj ish-kampionit botëror në versionin IBF, Shawn Porter (26-1-1, 16 KO). Ky meç shumë interesant do të zhvillohet sonte mbrëma në Barclays center, Brooklyn të New York-ut.

Favorit parashihet Thurman, i cili vazhdimisht ka nënçmuar Porterin, por gjithçka do të shihet nesër mbrëma se si do të ndahen.

Për Thurman kjo do të jetë mbrojtja e dytë e titullit të kampionit botëror në versionin WBA prej se e fitoi  një vitë më parë ndaj Roberto Guerreros, ku Thurman fitoi me vendim unanim pas 12-raundeve.  Në mbrojtjen e parë të titullit botëror, ai ishte më i mirë se Luis Collazo, ku Collazo dorëzoi meçin në përfundim të raundit të shtatë. Ai edhe më parë kishte mposhtur boksier cilësor si Carlos Quintana – TKO 4, Jan Zaveck – UD 12, Diego Gabriel Chavez – KO 10, Leonardo Bundu – UD 12, etj.

Ndërsa Shawn Porter në 28 meçe deri më tani ka vetëm një humbje, dhe atë nga kampioni aktual botëror në versionin IBF, Kell Brook. Humbjen nga Brook e pësoi në vitin 2014 ku dy gjyqëtarë vlerësuan Brook fitues, ndërsa njëri të barabartë. Porter titullin e kampionit të botës në versionin IBF e fitoi me 2013 ndaj Davon Alexander me vendim unanim. Ai më pastaj e mbrojti kundër Paul Malignaggi me nakaut teknik në raund të katërt. Sikur se Thurman, edhe Porter ka mposhtur emra të mëdhenjë të boksit botëror, ndoshta edhe më të vlerësuar, si Adrian Brooner – UD 12, Julio Diaz – UD 12, etj.

Kosovaboxing.org
25 qershor 2016 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.