RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Terbunja triumfon ndaj Dardar me vendim unanim

1 min read

Naim TerbunjaParamount Theatre, Huntington, New York, 17 qershor 2016 – Pas një pauze të gjatë dhe të mundimshme për dy vite, Naim Terbunja është rikthyer me fitore të rëndësishme ndaj amerikanit, Lanny Dardar. Ai sonte dëshmoi kapacitetin e tij, ndërsa që boksit ka për ti dhënë akoma vlera.

Ndonëse ishte pritur një përballje e lehtë për Terbunjën, kundërshtari nga Louisiana kishte ardhur për fitore dhe dyluftoi gjatë gjithë kohës duke mos i dhënë asnjë respekt boksierit tonë. Kjo fitore ishte e vështirë për Terbunjën pasi pushimi i gjatë ka lënë pasoja, por ai arriti me kujdes, me eksperiencën e tij ti kundërvihet duke fituar meçin me vendim unanim pas 6-raundeve.

Terbunja duhet që gjatë dy muajve të ardhshëm të zhvilloj një tjetër meç. Meçet dhe kundërshtarët sikur se ishte sonte Dardar do t`i ndihmojnë të kthejë vetbesimin dhe njëkohësisht të përmisoj performancën. 

Për t`a përkrahur Terbunjën sonte në Teatrin Paramount ishte boksieri ynë i mirënjohur, Elvir Muriqi. Muriqi gjithmonë përkrah boksierin tonë duke i dhënë mbeshtetje dhe motivim.

Me këtë fitore Terbunja rritë bilancin e tij në boksin profesionist prej 8 fitoresh dhe 1 humbje në gjithsejt 9 meçe të zhvilluara. Ndërsa Dardar pësoi humbjen e 6-të në karrierë, karshi 3 fitoreve (1 KO) dhe 2 barazimeve në gjithsejt 11 meçe.

Artan Vërbica
17 qershor 2016  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.