RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Terbunja shkëlqen në Malmo

2 min read

Boksieri ynë Naim Terbunja mposht për herë të dytë polakun Bertlomiej Grafka

Naim Terbunja 2Naim Terbunja ka shkëlqyer në përballjen e tij të shtatë në boksin profesionist duke mposhtur kundërshtarin nga Polonia, Bertlomiej Grafka. Në një duel në katër raunde Terbunja tregoi më shumë duke triumfuar me plot meritë. Tre raundet e para ishin plotësisht të Tërbunjës, ndërsa mund të konkludojmë se raundi i fundit ishte i barabartë. Por, për çudi një nga gjyqëtarët meçin e vlerësoi të barabartë 38-38, ndërsa dy të tjerët e vlerësuan fitoren e Terbunjes me 39-37 dhe 39-38. Por edhe ky rezultat sipas nesh nuk ishte real sepse Terbunja në asnjë moment nuk ishte në disavantazh dhe dominoi meçin duke mos marrur edhe asnjëherë ndonjë goditje serioze. Rezultati sipas Kosova Boxing ishte 40-37 për Terbunjën.

Gjithçka ishte e planifikuar mirë nga boksieri ynë duke udhëhequr duelin që nga raundi i parë. Duke ditur kualitetin e Grafkës, ai me menquri çdo gjë bëri mirë, duke qenë këmbëngulës me goditje të sakta, mbrojtje të mirë dhe  në raste të duhura jepte goditje të sakta.

Fitorja e Terbunjës ndaj Grafka është e dyta në karrierë. Ai e mposhti edhe dy vite më parë në Prishtinë me vendim unanim pas gjashtë raundeve.

Terbunja me këtë fitore dhe performancën e treguar tregoi se ai është ndër boksierët tanë më të mirë që mund të prekin majën e boksit botëror. Ai gjatë javës së ardhshme do të udhëtoj për SHBA ku pret akoma të përparoj dhe të zhvilloj karrierën e tij.

Kosova Boxing ishte e pranishme në Malmo ku njëkohësisht ndërmjetësoj katër meçe nga gjithsejt tetë sa ishin.

Artan Vërbica
28 prill 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.