RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Terbunja rikthehet me 17 qershor

2 min read

Terbunja 3Boksieri ynë i mirënjohur Naim Terbunja do ti rikthehet ringut me 17 qershor. Ai do të zhvilloj meç në 6 raunde në Paramount Theatre në Huntington të New York-ut, ku për kundërshtar do ta ketë amerikanin, Lanny Dardar, një boksier mesatar, i cili ka bilanc prej 3 fitoresh (1 KO), 5 humbje dhe 2 barazime në 10 meçe profesioniste.

Ky meç për Tërbunjën vjen pas dy viteve. Ai meçin e fundit e zhvilloi në Qershor të vitit 2014. Atë botë në meçin kundër Jason Escaleras, Terbunja pësoi një lëndim në gju, kjo i mori atij shumë kohë për tu rikuperuar. Pretendimet e para ishin që Terbunja ti ikë ndërhyrjes kirurgjike. Por, lëndimi nuk u sanua dhe Terbunja u detyrua të ketë intervenim në gju. Por, gjërat për te u vështirësuan edhe më shumë ku ai kishte datën e operacionit, por tre ditë para, atij i vjen një aksident tjetër, ku duke prerë barin në kopshtin e shtëpisë ai fatkeqësisht preu gishtin e këmbës së majtëTerbunja 1duke rrezikuar të humbë gishtin, këmbën por edhe gjithë jetën nga gjakderdhja e marrë. Por, Terbunja përballoi këtë lëndim të rëndë dhe i shpëtoi më të keqes duke zhvilluar një operim të rëndë në gishtin e majtë. Tre muaj më vonë e operoi edhe gjurin që i kishte marrë shumë kohë, dhe këto lëndime i morën atij plot dy vite kohë.

Ai njihet nga karrakteri dhe kjo tregon se ai asnjëherë nuk u dorëzua dhe në këtë rast vazhdoi dhe punoi, dhe tashmë kërkon sfida të tjera, aty ku edhe synon ngritjen në pedistialin më të lartë të boksit profesionist. Ai është rikthyer në New York ndërsa po pret me padurim meçin e radhës.

“Jam në formë të mirë. Kisha ardh në Amerikë disa muaj më Terbunja 2parë duke stërvitur fortë ku pritja më heret të kisha meç, por ky meç mu shty dhe tashmë u bë zyrtar. Shpresoj të kompenzoj gjithçka. E falenderoj zotin që i shpëtova më të keqës dhe tani do të bëjë gjithçka duke ngritur vetvetën” theksoi Terbunja për Kosova Boxing.

Terbunja deri më tani ka zhvilluar 8 meçe, ku ka shënuar shtatë fitore dhe ka një humbje. Ai është njëri ndër boksierët më të mirë shqiptarë.

Artan Vërbica
18 maj 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.