RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Terbunja i gatshëm për Escalerën

2 min read

Boksieri ynë nesër mbrëma synon fitoren e tetë në boksin profesionist

Paramount Theatre, Huntington, New York, SHBA, 17 korrik 2014 – Naim Terbunja është optimist se nesër mbrëma në Huntigton të New York do të shënoj fitoren e tetë në karrierë. Ai karshi do ta ketë amerikanin Jason Escalera 13-2-1 (12 KO), të cilin synon që ta mposht duke ia shkaktuar humbjen e tretë në karrierë.

Të dy boksierët u paraqiten në matje zyrtare, ku Terbunja doli të jetë 76.8 kg, ndërsa Escalera ishte më i lehtë, 76.2 kg. Meçi do të zhvillohet në gjashtë raunde,ndërsa ky meç do të emitohet në televizionin ESPN 2 nga ora 2 e mesnatës me kohën tonë evropiane, ndërsa në 8 PM me kohën amerikane.

“Kam stërvitur mjaft dhe shpresoj të fitoj. E kam analizuar mirë kundërshtarin dhe do të jem i kujdesshëm, pasi nga 13 fitoret e tij, 12-të i ka shënuar me nakaut. Unë kam planin tim dhe besoj në eksperiencën time dhe teknikën që posedoj” theksoi Terbunja për Kosova Boxing.

Terbunja nga viti i kaluar ka shënuar progres të jashtzakonshëm në stilin e boksierit profesionist. Për këtë ai i ka besuar trajnerit Mike Murphy me të cilin e fitoi “Daily News Golden Gloves” dhe “National Golden Gloves” me të cilin ka harmoni të jashtzakonshëm. Terbunja stërvitet në Long Island në New York në ekipin AVM Boxing Club. Dy fitoret e tij në këtë vit dhe karriera paraprake ka shtyrë menaxherin dhe promoterin e njohur Joe DeGuardia nga Star Boxing Promotion të nënshkrruaj me te.

Kosova Boxing do t`ju sjell më të rejat e kësaj përballje.

Artan Vërbica
17 korrik 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.