Sam’s Town Hotel, Las Vegas, SHBA, 11 maj 2018 – Dueli ndërmjet Naim Terbunjës dhe i amerikanit Lanell Bellows është mbyllur me barazim të padrejtë. Duelin të cilin e kontrolloi Terbunja në fund nuk iu dha fitorja e merituar të cilin Terbunja i kishte fituar pesë raundet nga tetë gjithsejt.

Raundi i parë u mbyll si i barabartë. Raundin e dytë e fitoi Bellows ku ishte më i mirë. Nga raundi i tretë deri tek i pesti ishin raunde të fituara nga Terbunja. Raundi i gjashtë ishte më i dobët nga Terbunja ku Bellows në disa raste ishte më i mirë, por që dukej një lodhje nga Terbunja. Në raundin e shtatë Terbunja ishte më i mirë duke rikthyer fokusin dhe duke fituar meçin nga ajo që po ndodhte. Në raundin e tetë ndodhi një aksident ku Terbunja dhe Bellows aksidentalisht goditen kokë mbi kokë, por që Terbunja më pastaj e godet Bellows duke e nakautuar. Kjo u ndal nga gjyqëtari duke mos e numëruar si nakaut por si aksident “Head But” duke e përfunduar meçin. Gjyqëtari në ring dha urdhër që të numërohen pikët e gjithë meçit. Pas numërit një gjyqëtar e vlerësoi me 77-75, ndërsa dy të tjerët me 76-76. Sipas asaj që ishim afër këtë meç e vlerësuam me 78-75 për Terbunjën.

Nga Las Vegas, Artan Verbica.