RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Tefik Bajrami

2 min read

Tefik Bajrami u lind me 17 Mars 1977 në Dumosh të Podujevës. Eshtë vëllau i kampionit të madh, Xhavit Bajrami. Tefiku është fëmija i dhjetë në familjen Bajrami. Tefiku është i martuar me sopranon e njohur të muzikës dhe opera Angjelikën, dhe ka një jetë të lumtur.

Tefik Bajrami sikurse vëllau i tij Xhaviti kanë filluar karrierën te trajneri i legjendar, tash i ndjerë Andy Hug.  Diciplina e parë e tij filloi me Full Contact-Karate ku zhvilloi 15-duele prej tyre 10 fitore dhe 5 humbje. Më pastaj u kyç në Thai box ku pati suksese të jashtëzakonshme.  Me 2003 fiton titullin e kampionit të Zvicrës në kategorinë deri 86 kg. Një vit më vonë me 2004 fiton titullin e kampionit botërorë në versionet WKA dhe IASKA  në kategorinë deri 91 kg. Në Thaibox ka zhvilluar 29 meçe ku 23 i ka fituar dhe 6 i ka humbur,  14 prej tyre me KO. Në vitin 2005 fiton titullin e kampionit të Zvicrës dhe nënkampion i botës në kick-box në profesionalizëm. Pas këtij triumfi Tefiku e sprovon veten në sportin më te popullarizum  të  sporteve luftarake,  në boks. Fillon me boksin amator në vitin 2006 duke fituar titullin e kampionit të Zvicrës. Me 2007 shpallet nënkampion i Zvicrës në boks ku lëndon dorën në finale. Gjatë karrierës së tij në boks ka zhvilluar 10 meçe ku ka shënuar 8 fitore karshi 2 humbjeve.

Këto janë rezultatet e arritura :

1998 – Kampion i Zvicrës në Karate
2000 –  Nënkampion i botës në Karate
2003 –  Kampioni i Zvicrës në Thai box amator
2004 – Kampion i Botës në versionin WKA- IASKA në Thai box amator
2005 – Kampion i Zvicrës në Thai box profesional
2006 – Nënkampion i Botës në Thai box profesional
2006 – Kampion i Zvicrës në boksin amator (kategoria e rënd)
2007 – Nënkampion i Zvicrës në boksin amator (kategoria e rënd)

Tefik Bajrami pas dy viteve pauze të dhunshme rikthehet në ring. Dueli i tij i ardhshëm do të zhvillohet me 8 Maj në Prishtinë në parameç të vëllaut të tij, kampionit të madh, Xhavit Bajrami.

1 thought on “Tefik Bajrami

  1. nje talent i shquar i cili ka nje agresivitet te nje bokseri klasik. kam degjuar disa here per kete sportiste.

    Besi, Mitrovice

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.