RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Tefik Bajrami në turneun e boksit “Bigger`s Better” në Paris

1 min read

Tefik “Hurricane-Uragani“ Bajrami do te bokson në turneun e boksit në kategorinë e rënd me 13 prill në Paris. I gjithë ky spektakel organizohet nga organizata “Bigger`s Better” www.biggersbetterboxing.com. Ky spektakël do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin sportiv evropian Eurosport. Bajrami i cili njihet edhe si thai-boxer i suksesshëm (kampion i botës në thai-box në amaterizëm 2004) dhe po ashtu ka qenë kampion i Zvicrës në boksin amator në të kalurën. Nga tetori i vitit 2010, Tefiku ka kaluar me shume suksese në boksin profesionist, ku prej 4 meçeve të zhvilluara, i ka fituar të gjitha, tre me ndërprerje.

Tefik Bajrami ka caktuar edhe një datë interesante ku parashikon të bokson me datën 14 korrik në Podujevë para vendlindasve të vet dhe para popullit kosovar. Do të jetë hera e parë që në këtë qytet të Kosovës të zhvillohet një meç profesionist.

Poashtu edhe vëllai i Tefikut, kampioni botëror në versionet WKN dhe ISKA, Xhavit Bajrami parashihet që në pranverë të mbron titullin në Zvicer dhe më pastaj do të mbron titullin e botës për herë të parë në Shqipëri, përkatesishte me daten 28 nëntor, ditën e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqiperisë.

Kosova Boxing faleminderon ekipin “Team Bajrami” për informatat e hollësishme për lexuesit tanë.

Kosovaboxing.org
7 Shkurt 2012

2 thoughts on “Tefik Bajrami në turneun e boksit “Bigger`s Better” në Paris

  1. Te lutem zotri bajrami le boksin se lidhje me boks nuk ki te lutem se edhe iki vjet tash per me lan kadal boksin po edhe nuk din hiq me boksu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.