RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Tefik Bajrami kundër Toni Visic me 14 Korrik. Në parameç boksojnë edhe Naim Terbunja dhe Petrit Mazrekaj

1 min read

Tefik Bajrami do të boksoj kundër boksierit kroat Toni Visic me 14 Korrik në Podujevë. Bajrami 5-1-0 (3 KO) do të zhvilloj meçin e parë profesionist në Kosovë, ndërsa këtë me padurim e presin qytetarët e Podujevës që deri më tani nuk kanë pasur rast asnjë herë të kenë ndonjë mbrëmje të boksit në këtë trevë. Kundërshtari i Tefikut, Toni Visic ka bilanc prej 2 fitore (1 KO), 6 humbje dhe 1 barazim. Ai është një boksier kualitativ dhe këtë e ka dëshmuar kur vitin e kaluar barazoi me Sevdail Sherifin në Zvicër. Ai në asnjë përballje nuk është gjetur në dysheme dhe humbjet i ka pësuar me pikë, por do të shohim se çfarë performance do të tregon kundër Bajramit.

Në Podujevë do të paraqitet edhe Naim Terbunja. Perspektiva e boksit tonë për kundërshtar do të ketë kroatin Marijan Markovic. Terbunja 1-0, i cili debutoi në fund të muajit Prill, do të synoj fitoren e dytë në boksin profesionist. Kundërshtari i Terbunjes, Markovic pësoi muajin e kaluar humbje nga boksieri ynë Armand Cullhaj. Pas këtij dueli Terbunja pritet të boksoj në muajin Gusht dhe Shtator.

Në mbrëmjen e boksit në Podujevë, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Petrit Mazrekaj, ndërsa sa i përket kundërshtarit të tij, shumë shpejt do të mësojmë.

Artan Vërbica
21 Qershor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.